Sipas CNN, nenat gjidhenese bejne keto 5 gabime

0 0

Korrespondentja e faqes CNN në lidhje me lajmet mjekësore, Elisabeth Cohen, shprehet se nënat që ushqejnë fëmijën me gji bëjnë në përgjithësi 5 gabime, për të cilat sigurisht që ka edhe një zgjidhje. Shpesh disa gabime e bëjnë këtë periudhë të konsiderohet si një pjesë e errët e jetës nga ana e nënës së re, duke sjellë ndërprerjen e hershme të gjirit. Sipas konsulentes së laktacionit, Corky Harvey, një prej arsyeve më të shpeshta që nënat i drejtohen formulës është ideja se nuk kanë mjaftueshëm qumësht për fëmijën e tyre.
Ndërkaq gabimet më të shpeshta të nënave gjidhënesë janë…
1. Ajo qëndron vetëm. Si duhet ta zgjidhni këtë? Dilni sa më parë nga shtëpia. Sipas studimeve nënat që qëndrojnë vetëm mbyllur në shtëpi për një kohë të gjatë janë më pak të predispozuara të ushqejnë fëmijën me gji. E dini përse? Sepse njeriu është një qënie sociale dhe izolimi nuk sjell kryerjen e funksioneve jetësore në mënyrën e duhur.
2. Nëna e harron atë miken e saj e cila ka ushqyer me gji për një kohë të gjatë dhe pa probleme. Si duhet të veproni? E ftoni për një kafe në shtëpinë tuaj. Nëse do të shkoni tek një konsulente gjidhënie do të paguani shuma të mëdha parash, dhe një eksperiencë e mirë e mikes tuaj mund të bëhet një mësim shumë i mirë për ju.
3. Shpesh harron se qumështi i gjirit është i mjaftueshëm. Si duhet të veproni në këtë rast? Të shikoni edhe njëherë zakonet e fëmijës tuaj në të ushqyer. Ai duhet të thithë sa më shumë dhe nëse kërkon ta bëjë këtë shpesh do të thotë se jeni në rrugën e duhur.
4. Nëna ka turp të ushqejë me gji në publik. Zgjidhja? Merrni me vete një copë të hollë. Nevojat e fëmijës duhet të plotësohen në çdo moment.
5. Gruaja frikësohet kur qumështi nuk rrjedh nga gjinjtë. Ju duhet të dini se kjo do të ndodhë vetëm në fillim, më pas gjëndrat do të prodhojnë sipas nevojës së fëmijës dhe ai nuk do të rrjedhë nga gjinjtë. Pra nuk ka nevojë të mendoni për të filluar formulën.

Lexoni dhe: Gjidhenia pergjysmon rrezikun nga diabeti

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X