Si ta kuptoni nese bebi juaj eshte duke pire mjaftueshem qumesht?

0 1

Urime për lindjen e një engjëlli të vogël që do të ndricojë gjithë jetën tuaj. Por tani juve do t’ju duhet të përballeni me sfidat që ka rritja e një fëmije. Por mos u shqetësoni, përnenat.al është këtu për t’ju dhënë këshillat e duhura, diskutuar së bashku dhe në fund për t’ja dalë mbanë.

Tashmë jeni një nënë e re dhe dyshimi i parë që do të keni është nëse bebi po pi mjaftueshëm qumësht apo jo. Mos u shqetësoni, ne kemi përgatitur këtë artikull i cili do t’ju ndihmojë shumë për të dalluar nëse vogëlushi juaj po pi mjaftueshëm qumësht.

Në listën e mëposhtme janë disa nga simptomat që duhet të keni parasysh për të kuptuar nëse bebi po pi mjaftueshëm qumësht.

Pelenat e lagura

Një nga mënyrat për të kuptuar nëse bebi po pi apo jo mjaftueshëm qumësht është që t’i kushtoni vëmendje pelenave dhe të dini se:

  • Gjatë 48 orëve të para bebi do t’i lagë pelenat 2 deri në 4 herë
  • Më pas bebi do t’i lagë pelenat nga 6 deri në 8 herë në ditë.
  • Urina e bebit duhet të jetë e zbehtë dhe pa aromë. Nëse urina ka ngjyrë të errët atëherë bebi nuk po pi mjaftueshëm qumësht.

Shtimi peshës

Vini re këto ndryshime tek bebi juaj.

  • Shumica e bebave humbin peshë në ditët e para të jetës dhe kështu do të jetë edhe për vogëlushin tuaj, por ai ose ajo do të fillojë shtimin e peshës disa ditë më vonë. Zakonisht gjatë dy javëve të para bebi do të rifitojë peshën e lindjes.
  • Nëse bebi vazhdon të bjerë nga pesha apo e shton atë shumë ngadalë atëherë ai nuk është duke pirë mjaftueshëm qumësht.

Vëzhgoni bebin

  • Nese bebi e përsërit këtë veprim në një interval periodik ateherë ai s’është duke pirë qumësht dhe nëse jo do të thotë se ai është duke pirë vërtet.

Lexoni dhe:Ushqimet qe ju ndihmojne ne humbjen e peshes dhe shtimin e prodhimit te qumeshtit. 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X