Si t’i veshim femijet ne pranvere?

0 0

Jemi pranë muajit prill i cili është muaji i stinës së pranverës, që karakterizohet nga ngritja e temperaturave, megjithatë kjo nuk do të thotë se qielli nuk do të ketë re dhe prishje kohe të papritura. Pranvera njihet për luhatjet e temperaturave edhe përgjatë një dite të vetme dhe kështu lind dyshimi se cila do të ishte veshja e duhur për një bebe.
Si ndihet një bebe?
Ndryshe nga si e mendoni ju, një bebe ndien të ftohtë më shumë se të rriturit vetëm gjatë ditëve të para të jetës dhe më pas ai është në gjendje të ruajë të qëndrueshme temperaturën e trupit. Duhet të keni parasysh se duart dhe këmbët e ftohta janë normale për një bebe dhe nëse do të vlerësoni nëse ka vapë apo ftohtë duhet ta bëni nga ngjyra e lëkurës. Nëse është e kuqe ka vapë, dhe nëse është me njolla të bardha dhe të kuqe ka ftohtë.
Si duhet ta veshim një bebe në pranverë?
Ata duhet të vishen njësoj si të rriturit. Është më mirë që ai të ketë veshur disa rroba të holla sesa një të trashë, kjo pasi në këtë mënyrë ju do të keni mundësi t’i hiqni një nëse ka vapë dhe t’i vishni një tjetër nëse ka ftohtë. Rrobat e bebes duhet të jenë të freskëta dhe që nuk e djersitin. Evitoni materialet sintetike të cilat nuk e lejojnë lëkurën të ajroset. E vishni fëmijën tuaj me një kanatjere pambuku, si edhe me një trupore të hollë pambuku. Nëse bën freskët mund t’i vishni një trupore pambuku sipër dhe nëse bën vapë mund ta vishni vetëm me kanatjere dhe truporen e sipërme. Mos bëni gabim t’i hiqni fëmijës çorapet.

Lexoni edhe: Pranvera pastel, te gjitha fotot e veshjeve qe duhet te kesh edhe ti

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X