Si t’i mësojmë fëmijët të përballen me dështimin?

0 0

 

Djalit tim katër vjeçar i pëlqen shumë muzika e grupit Metalica dhe vazhdimisht kërkon ta dëgjojë. Një ditë ishim duke e dëgjuar dhe kur kënga mbaroi ai dëshironte që unë ta luaja sërish në Youtube. Mirëpo e kishte shumë të vështirë të ma thoshte si fjalë, pas disa përpjekjesh të pasuksesshme, filloi të qante dhe hoqi dorë. Ai preferoi të mbetej pa dëgjuar këngën e preferuar nga turpi se mos e shprehte gabim fjalën në Google apo Youtube dhe do të përballej me një dështim.

Në atë moment mu kujtua vetja ime dhe fëmijëria. Që fëmijë unë kam qenë shumë i ndrojtur dhe me këtë ndjenjë droje dhe frike kam mbushur vitet më të shumta të jetës. Kisha një frikë të përhershme nga dështimi. Jo vetëm që nuk e doja vëmendjen, por më tmerronte ideja se mund të fitoja vëmendje përmes diçkaje të gabuar dhe do të dilja i paditur, i paaftë dhe të gjithë do të talleshin me mua. Për mua, më mirë të vdisja sesa të ndodhte diçka e tillë.

Kush e dinte se kjo ndjenjë ishte e lindur dhe madje e trashëgueshme? Por këtu jemi, një baba dhe djali i tij, të dy kanë frikë nga gabimet e dështimet.

Disa muaj më parë, ne ishim në restorantin meksikan në lagjen tonë. Gruaja ime po përpiqej t’i mësonte djalit disa fjalë spanjisht. Fjala e parë që mësoi ishte “të lutem” që në spanjisht është “por favor”.

Ai e përsëriti disa herë frazën derisa më në fund e tha saktë. Në atë moment pashë krenari në sytë e tim biri.

E shfrytëzova këtë moment për të ndihmuar djalin të tejkalojë ankthin, të njëjtat ndjenja që kisha edhe unë në fëmijërinë time. I tregova se unë nuk do të mundesha ta mbroja nga gabimet, nga dështimet apo t’ja parandaloja ato. I thashë se i përket pikërisht atij ta bëjë këtë gjë, të mësojë të përballet me dështimet si pjesë normale e jetës.

Dështimet e tij duhet të ishin të tijat, por unë dëshiroja që ai t’i ndante me mua në mënyrë që t’i përqafonim ato së bashku. Rruga ime për pranimin e dështimit u bë në fshehtësi, vetëm me veten, ndërsa tek im bir po përpiqem ta lehtësoj këtë duke qëndruar edhe unë pranë tij.

I mësova tim biri se asgjë nuk merr fund me një dështim. Jeta vazhdon dhe herën tjetër do të ketë mundësi ta bëjë më mirë atë gjë në të cilën dështoi. Dhe pikërisht ky ishte mësimi më i madh dhe më i vyer. Ka gjithmonë një herë tjetër.

Lexo edhe: 10 menyrat per ta bere femijen te fitoje vetebesim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X