Si t’i mësojmë fëmijët të bëhen punëtorë?

0 0

 

Asnjë prind nuk do ta ketë fëmijën dembel. Por t’i bësh fëmijët ta duan dhe vlerësojnë punën mund të jetë e vështirë. Për fat të keq bisedat e prindërve për të nxitur fëmijët të punojnë vërtiten rreth mësimeve dhe detyrave të shtëpisë, gjë që e kufizon shumë temën.

Në të vërtetë, fëmijët duhen nxitur të gjejnë vlerat e vetes përmes një marrëdhënieje të mirë me punën. Fëmijët, të cilët e dinë se puna e palodhur do t’i çojë drejt realizimit të qëllimeve, kanë vetëvlerësim më të lartë dhe janë më të suksesshëm.

Megjithatë është e vështirë për të gjetur një ekuilibër. “Ka kohë për të qenë shumë punëtorë dhe ka kohë për të qenë dembelë”, – thotë psikoterapistja Laura Dabney, e cila prej 20 vitesh merret me të rritur e fëmijë.

Pse duhet të rrisim fëmijë punëtorë?

“Prindërit nuk e kuptojnë se fëmijët e fitojnë vetëvlerësimin duke punuar”, – shpjegon psikoterapistja. Nëse fëmija ankohet se nuk bën dot diçka, por pas shumë përpjekjesh e arrin atë, ai ndjen një kënaqësi të madhe.

Kur duhet t’i mësojmë fëmijët të punojnë?

Sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas ekspertëve, që kur fëmijët lindin, prindërit u japin atyre modelet me të cilat do të rriten. Prandaj, zhvilloni zakone ku i dëshmoni dhe mësoni fëmijëve kënaqësinë nga puna e palodhur.

Si t’u japim fëmijëve modelin e një njeriu punëtor?

Ankohuni sa më pak të jetë e mundur për punën


Sipas to Dr. Dabney, edhe pse shtëpia ndihet si vendi më i sigurt për të shprehur të gjitha ndjesitë tona, mos u ankoni në lidhje me punën në prezencën e fëmijëve tuaj, sepse u jepni shembull të gabuar.

Lërini fëmijët të përballen me sfida

Nëse e shikoni se fëmija ka vështirësi për të arritur diçka, mos ia lehtësoni menjëherë gjërat. Lëreni ta provojë vetë derisa të mundet. Kur ta përfundojë, përgëzojeni për arritjen.

Kurrë mos thoni “Sepse kështu them unë”

Nëse i thoni fëmijëve se duhet të punojnë thjesht sepse i keni urdhëruar ju, efekti nuk do të jetë afatgjatë. Ata nuk do të mësojnë vlerat e vërteta të punës dhe do ta bëjnë atë me detyrim, pa u mësuar vërtet si ta duan punën.  Në vend të kësaj jepni argumente bindëse.

Respektoni personalitetin e fëmijëve

Ndonjëherë prindërit kanë ide të qarta në kokën e tyre si duhet të jenë fëmijët dhe përpiqen të edukojnë fëmijën që do të donin të kishin. Në të vërtetë, fëmija ka personalitetin e tij, i cili duhet respektuar. Ka fëmijë që janë të aftë dhe të talentuar në fusha të caktuara dhe këto duhet të këmbëngulni të nxirrni në pah.

Ndihmojini

Fakti që fëmijët duhet të përballen me sfida, kjo nuk do të thotë t’i lini vetëm. Kur kanë nevojë duhet të jeni prezentë për t’i ndihmuar.

Kuptoni se e gjithë kjo është një proces


Ka prindër që janë shumë autoritarë e duan perfeksion në gjithçka. Por duhet të kuptoni se ndryshimet nuk mund të ndodhin sa hap e mbyll sytë. Edukimi dhe mësimi i zakoneve të fëmijës është proces që kërkon kohë.

Të punosh shumë është një vlerë për fëmijët, të cilët më pas do të bëhen të rritur. Por, duhet t’i mësoni fëmijëve të vendosin gjërat në balancë dhe të mos fokusohen vetëm tek puna.

Lexo edhe: Si duhet te jete komunikimi prind-femije?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X