Si t’i ktheni frutat e thata në pluhur për foshnjat në shtëpi?

0 0

Sapo bëheni nënë, e gjeni veten duke u shqetësuar për gjërat që më parë as nuk ju kishin shkuar ndërmend. Dhe një ndër këto gjëra është rutina e të ushqyerit të bebes suaj.

Duke qenë se ju dëshironi që i vogli juaj të marrë dozën e përditshme të ushqyesve, ju do të përpiqeni që ai të hajë në mënyrë të shëndetshme, që të gëzojë një shëndet sa më të mirë.

Në fakt, shumë prej jush mund të kenë kaluar orë duke u përpjekur të gjejnë receta të përsosura për të pasur sa më shumë ushqime të shëndetshme dhe më poshtë ne ju tregojmë një recetë të tillë.

Frutat e thata pluhur janë një recetë e përsosur për fëmijët dhe me to mund të bëni kombinime perfekte.

Përbërësit dhe mënyra për ta përgatitur:

  • Bajame – 100 gramë
  • Fistikë – 100 gramë
  • Arra Keshju- 100 gramë
  • Fije shafrani – ½ lugë çaji
  • Arrëmyshk i grirë-1 lugë çaji
  • Pluhur shafran i ½ lugë çaji (opsionale)

Filloni me pjekjen e frutave të thata, si fistikët, arrat keshju dhe bajamet.

Më pas vendosni fijet e shafranit në një tigan dhe ngrohini derisa ngjyra të bëhet pak më e erët.

Më pas grini arrëmbyshkun dhe merrni të gjithë përbërësit e pjekur e përziejini në një mikser derisa të bëhen pluhur.

Shtoni shafranin indian e arrëmyshkun, dhe përziejini sërish.

Mundohuni të mos i bluani për një kohë të gjatë, pasi frutat e thata mund të humbin vajin e tyre.

Pluhuri nuk duhet të jetë tërësisht i thatë, por duhet të ngjitet pak.

Gjithashtu mund të ruani frutat e thata të përgatitura në frigorifer në një enë hermetike.

Ju mund të shtoni frutat e thata pluhur në ëmbëlsira, qull, bukë etj. Sapo fëmija juaj të rritet pak mund të filloni t’ia shtoni këtë pluhur në qumësht çdo ditë.

Kjo mund të jetë një pije e mirë për energji.

Përfitimet e përbërësve të përdorur:

Bajamet. Njihen si një ushqim i dobishëm për ndërtimin e kockave, dhe mund t’ju ndihmojë të mbani kockat tuaja të forta, duke ulur kështu rrezikun e thyerjeve apo dëmtimit të tyre. Bajamet gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e niveleve më të ulëta të kolesterolit. Ato janë plot me ushqyes që ndihmojnë në rrjedhjen më të mirë të oksigjenit në gjak.

Arrat keshju. Mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll presionin e gjakut si dhe nivelet e kolesterolit. Ato përmirësojnë shëndetin e gjakut dhe kanë efekte mjaft të dobishme për të përmirësuar shikimin. Ndihmojnë që sistemi imunitar të jetë i shëndetshëm dhe të funksionojë siç duhet.

Fistikët. Ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe gjithashtu ndihmojnë në formimin e hemoglobinës.

Antioksidantët e pranishëm në këto fruta mund të parandalojnë dëmtimin e qelizave, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut të sëmundjeve. Fistikët mbrojnë sytë nga çdo dëmtim që mund të shkaktohet për shkak të dritës blu. Mund të absorbohen lehtë gjatë tretjes.

Shafrani i Indisë është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Dihet se ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Për shkak të vetive antioksiduese që ka mund të përmirësojë funksionimin e mëlçisë. Madje mund të parandalojë dëmtimin e mëlçisë nga toksinat. Gjithashtu ndihmon për të patur një tretje sa më të shëndetshme.

Lexo edhe: Perse femijet duhet te konsumojne fruta te thata?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X