Frutat e thata, ideale per nje shtatezani te shendetshme

0 0

Farat dhe frutat e thata (quhen ndryshe frutat me guackë) janë shumë të shëndetshme për një ecuri të mirë të shtatëzanisë, dhe mund t’i vendosim pa frikë në majën e piramidës ushqimore.

Një oaz mirëqënie

Dihet prej shekujsh që farat dhe frutat e thata janë një ushqim shumë i shëndetshëm. Por duket se me evoluimin e shkencës rëndësia e tyre është zbehur. Ato janë një burim shumë i mirë yndyrnash “të mira”, të dobishme për trupin sepse janë në gjendje të ulin kolesterolin dhe të mbrojnë zemrën nga shumë probleme. Janë pikërisht këto acide yndyrore të cilat, duke qënë se kanë ndikim shumë pozitiv në formimin korrekt të indeve të sistemit nervor të fetusit, duhet të bëhen pjesë e dietës ushimore të gruas shtatëzanë.
Nga studime të shumta që janë bërë, është njerrë përfundimi se këto yndyrna të mira përmbajnë sasi të konsiderueshme të faktorëve antioksidantë si edhe janë një “minierë” vitaminash dhe kripërash minerale, ndër të cilat si më të rëndësishmet mund të përmendim kalçiumin dhe magnezin,si edhe vitaminat e grupit E dhe B. Farat dhe frutat e thata janë gjithashtu edhe shumë të pasura me fibra dhe për pasojë ndihmojnë në stimulimin e zorrëve, të cilat gjatë shtatëzanisë duket se bëhen disi dembele nga hormonet e shtatëzanisë.
Por edhe pse këto ushqime janë shumë të pasura me acide të mira yndyrore, kripëra minerale, vitamina dhe fibra duhet të përdoren në mënyrë të kontrolluar.

Cilat janë llojet e duhura dhe në çfarë sasie duhet t’i përdorim?

Disa studime të bëra kanë trguar se jo të gjitha frutat e thata janë të shëndetshme për shtatëzaninë dhe fëmijën. Shkencëtarët amerikanë na tregojnë se disa fara si arrat e Brazilit dhe makadamia përmbajnë nivele relativisht të larta të yndyrnave të ngopura, të cilat me kalimin e kohës mund të favorizojnë shfaqjen e arteriosklerozës. Për këtë arsye këto fruta duhet të konsumohen në mënyrë të kufizuar. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu të përmendim kaloritë në sasi tepër të larta që përmbajnë të gjitha frutat e thata, dhe për këtë arsye rekomandohet të përdoren 1-2 porcione në ditë, e cila përkon me një dozë prej 2-3 bajame ose arra, dhe pak më shumë nëse do të konsumohen fistiqet ose arrat e pishës, kryesisht pas vakteve kryesore. Gjatë konsumit të këtyre frutave duhet të limitoni sasinë e ëmbëlsirave.

Lexoni edhe: Fruta te thata ne shtatzani kur (nuk) duhet ti perdorni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X