Mund të ndodhë që fëmija juaj në një moment të caktuar të shprehë frikë ndaj një personi të panjohur. Kjo mund të ndodhë kudo, në bankë, në treg, ndoshta edhe ndërsa jeni duke i bërë vizitën rutinë tek pediatri. Ju duhet të dini se kjo nuk ndodh pasi fëmija po fillon të bëhet i turpshëm dhe i rezervuar, por sepse ai dalëngadalë fillon të kuptojë atë çfarë është e njohur dhe atë cfarë është e panjohur. Kjo “ndrojtje” fillon të shfaqet rreth muajit të 8-të të jetës, dhe kryesisht gjatë mbrëmjes. Nëse ju do ta vini re do të kuptoni se fëmija mund të bëjë disa gjeste të veçanta, me anën e së cilave do të mundohet të tregojë se personi i panjohur nuk duhet t’i afrohet. Dhe në rastet kur fëmija trembet do të jetë një person i afërm për të që mund ta qetësojë.
Përse shfaqet kjo frikë tek fëmija?
Nuk mund të themi me siguri 100% se cili është shkaku që e shkakton këtë frikë tek fëmija, por sipas shkencëtarëve mendohet se ndjenja e të panjohurës është një pikë shumë e rëndësishme në rritjen e shëndetshme të fëmijës, dhe për pasojë kjo nuk është një faktor tregues i mungesës së përkujdesjes së prindit ndaj fëmijës.
Sipas tyre paniku që shkakton e huaja tek fëmija gjatë muajve të parë të jetës ka zhvilluar një formë shumë të vecantë të shprehjes, atë të gjuhës së trupit e cila mund të bëhet me anë të gjesteve, tingujve, mimikës dhe kontaktit. Nga ana tjetër fëmija e kupton kur një person është i huaj edhe nëse ai përpiqet të koptojë veprimet e njerëzve që fëmija i njeh, apo të imitojë mënyrën e të folurit që ata kanë. Nga muaji i 8-të, truri i fëmijës fillon të komunikojë se diçka nuk shkon, edhe pse nuk e kanë idenë më të vogël si duhet të reagojnë ndaj kësaj eksperience të re.
Si reagojnë fëmijët të cilët kanë frikë nga të huajt?
Mund të themi se jo të gjithë fëmijët reagojnë në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin intensivitet ndaj të huajve. Disa fëmijë mund të bëhen më të rezervuar, ndërsa disa të tjerë mund të fillojnë të qajnë ndoshta që në momentin që dikush përshëndet pjesëtarët e familjes. Një faktor që mendohet se ndikon në shfaqjen dhe intensivitetin e kësaj frike është edhe eksperienca që fëmija ka me vizitat e të panjohurve. Nëse ai është mësuar të shikojë shpesh fytyra të reja do ta ketë më të lehtë të ambientohet dhe të pranojë të qëndrojë nën shoqërinë e dikujt që nuk e shikon shpesh. Ju nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo frikë fillon të zhduket në momentin që fëmija fillon të mësojë të shprehë ndjenjat e tij nëpërmjet fjalëve dhe gjuhës jo verbale.
Cfarë duhet të bëjnë nëna, babai dhe të huajt?
Në të tilla raste alternative më e mirë është që nëna ose babai ta marrin fëmijën në krahë dhe më pas të thonë dy fjalë shpjeguese në lidhje me situatën.
• Djali/vajza nuk e ka me ju.
• Do të ishte më mirë të mos përpiqeshit ta afronit me forcë pasi një gjë e tillë vetëm sa do të përkeqësonte situatën.
Është shumë e rëndësishme të dini se nuk është e nevojshme të përpiqeni të ndryshoni sjelljen e fëmijës tuaj në lidhje me personat që për të janë të panjohur. Duke qënë se kjo frikë kalon në mënyrë spontane, e vetmja gjë që duhet të bëni për momentin është ta qetësoni fëmijën tuaj, duke krijuar njëfarë distance midis tyre dhe fëmijës dhe njëkohësisht duke e afruar atë pranë personave që i njeh (babai, gjyshërit, etj). Meegjithatë kjo nuk do të thotë se ju duhet të largoheni nga miqtë dhe të afërmit tuaj. Dhe ndërsa dikush ju vjen për vizitë mos e përqafoni ndërsa keni fëmijën në krah, e përshëndesni përzemërsisht dhe ja shpjegoni situatën. Do ta kuptoni që fëmija me kalimin e kohës do t’i hedhë shikime kurioze ndërsa qëndron pranë jush.
Lexoni edhe: Fëmija ka frikë nga dushi, çfarë mund të bëj?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu