Si të vazhdoni shoqërinë me shoqet që ende nuk janë bërë nëna

0 0
  1. Mos bëni supozime

Është e lehtë të mendoni se tashmë shoqet nuk ju konsiderojnë më interesante, por nuk është kështu. Ka shumë raste kur ato thjesht nuk dinë si të sillen me ju, cila është gjëja e drejtë që duhet të bëjnë meqë ju tashmë jeni bërë nënë. Prandaj mos arrini në përfundime të paqena, ato vetëm sa do t’ju ngatërrojnë.

  1. Pranojini edhe kritikat

Nëse shoqet tuaja që ende nuk janë bërë nëna ankohen që ju tashmë e keni mendjen vetëm tek bebi, pranojeni diçka të tillë, por pohoni gjithashtu se ju vazhdoni të jeni ende shoqja e tyre.

  1. Bëjani të ditur se keni nevojë për to

Kur jeta juaj rrotullohet rreth fëmijës dhe familjes, shoqet mund të mendojnë se nuk keni më nevojë për to. Ju takon ju t’ua bëni të ditur se në të vërtetë ju mungojnë, i doni ende dhe keni nevojë për to.

  1. Bëjini prioritet

Për ju mund të jetë më e lehtë tashmë të shoqëroheni vetëm me shoqet që janë bërë nëna, por mos lini pas dore dhe ato që ende nuk kanë fëmijë. Kushtojini kohë dhe vëmendje edhe atyre.

  1. Tregohuni të hapura nëse ndjeni se diçka ka ndryshuar

Mos ndjeni siklet t’i thoni shoqeve nëse ju duket se po kalon shumë kohë pa u takuar, se jeni distancuar etj. Tregohuni të hapura për pritshmëritë që keni ndaj tyre.

  1. Kuptojini ndjenjat e tyre

Ndonjëherë shoqet mund të ndihen keq kur shohin se rrethi i tyre tashmë ka gjetur partner, ka krijuar familje ndërsa ato ende jo. Nëse ky është rasti me ndonjë shoqe tuajën, jepini kohë.

  1. Ato mund të mos ju kuptojnë dhe kjo është në rregull

Mos harroni që ju po kaloni në një fazë rrënjësisht transformuese të jetës, të cilën ato nuk e kanë kaluar. Është normale që nuk mund të kuptojnë gjithçka në lidhje me rrugëtimin tuaj të mëmësisë.

Lexo edhe: Mëmësia më bëri të kuptoj cilat ishin shoqet e vërteta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X