Si te ushqehemi shendetshem?

0 1

Keni pak para në dispozicion gjatë shpenzimeve mujore? Kjo nuk nënkupton se ju nuk mund të ushqeheni shëndetshëm. Por si është e mundur kjo?
Të ushqehesh në mënyrën e duhur për të mbajtur trupin në formë me pak para
• Programoni shpenzimet e javës në varësi të një buxheti të caktuar. Përpiquni të mos e tejkaloni dhe nëse ju ngelet diçka e ruani në arkën e kursimeve.
• Gatuani gjithmonë në shtëpi. Nëse nuk keni mundësi ta bëni çdo ditë, organizohuni të paktën 3 herë në javë.
• Krahasoni çmimet. Në fillim mund t’ju duket e vështirë por më pas do të mësoheni në lidhje me vendet ku mund të gjeni produktet e caktuara me çmime më të lira.
• Ushqehuni gjithmonë me produkte të freskëta të stinës. Ato do të jenë jo vetëm më të shëndetshme por edhe më të lira. Nëse në qytet është hapur një supermarket i ri shkoni shikoni çmimet pasi zakonisht në fillim kanë oferta të mira.
• E bëni pazarin e javës apo muajit në momentin e duhur. Zakonisht nuk këshillohet ora e drekës pasi duke qënë të uritur do ta keni të vështirë të mbani jashtë karrocës ushqimet që nuk janë të nevojshme.
• Ushqehuni shëndetshëm edhe jashtë shtëpisë. Nuk e kemi fjalën për një restorant peshku apo vegjetarian. Ju mund të përgatisni një tas plastik me fruta apo perime të pjekura, mish pule me oriz apo makarona, etj në mënyrë që të mund të merrni të gjitha vlerat e duhura ndërsa jeni jashtë shtëpisë. Kjo do t’ju kushtojë më pak se një vakt në restorant.
Ndiqni ofertat e dyqaneve apo supermarketeve. Nuk duhet të përqëndroheni tek një supermarket i caktuar, por duhet të shikoni cilët supermarket kanë ofertat më të mira në momentin që do të bëni pazarin. Në lidhje me këtë do t’ju vijnë në ndihmë reklamat që ata ndajnë me anën e fletpalosjeve.

Lexoni edhe: Si te menaxhojme te ardhurat mujore te familjes?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X