Gjatë javëve të para pas lindjes është normale që të ndiheni të lodhura, pa energji dhe ndoshta disi melankolike. Të gjitha këto ndodhin për shkak të ndryshimit të papritur që jeta juaj ka marrë. Zgjimet e shpeshta gjatë natës, ndryshimi i nivelit të hormoneve, vështirësia që keni kaluar gjatë lindjes dhe shumë faktorë të tjerë do të jenë shkaktarë të kësaj gjëndje që ju përjetoni.
Cilat janë disa nga mënyrat që do t’ju ndihmojnë të kapërceni sa më me lehtësi këtë situatë?
Për të rifituar energji pas lindjes e rëndësishme është mbi të gjitha të jeni e qete dhe të mendoni se pjesa më e vështirë ka kaluar. Ju nuk duhet të shqetësoheni për çdo gjë, pasi me kalimin e kohës instikti i nënës do t’ju “mësojë” të kuptoni mënyrën si duhet të veproni për çdo vështirësi që fëmija juaj mund të ketë.
1- Kërkoni ndihmë
Ju mund të kërkoni ndihmë nga dikush, qoftë ai bashkëshorti juaj, njëri nga prindërit tuaj ose të bashkëshortit, një person që mund ta paguani për këtë shërbim etj. E rëndësishme është që ju të mos e mbani të gjithë peshën e familjes dhe të fëmijës mbi veten tuaj, të paktën gjatë javëve të para.
2- Takohuni me nëna të tjera
Ju mund të takoheni dhe të bisedoni me nëna të tjera. Të ndani eksperiencën me to si edhe te diskutoni për gjërat që ju shqetësojnë do të jetë një mënyrë e mirë për të përballuar vështirësitë e rritjes së fëmijës, si edhe për t’u ndier më energjike.
3- Bëheni gjidhënien me shumë entuziazëm
Gjidhënia është një eksperiencë shumë e bukur nëse bëhet në mënyrën e duhur, kjo pasi ky është një kontakt që duhet bërë me shumë dashuri me fëmijën.
4- Ndiqni një dietë ushqimore të balancuar
Për të rifituar energjitë pas lindjes, një rol shumë të madh luan edhe ushqyerja. Ju duhet të merrni sasi të mjaftueshme hekuri, duke konsumuar ushqime të tilla si veza, spinaqi dhe thjerrëzat. Edhe magnezi është një mineral shumë i vlefshëm për organizmin. Ai njihet për vetitë e tij kundër lodhjes dhe stresit. Ju mund ta merrni atë nëpërmjet konsumit të karkalecave, fasuleve dhe çokollatës.
5- I mundësoni vetes disa pushime
Ju mund të largoheni për disa ditë nga rutina e qytetit për të gjetur pak qetësi në një vend që mund ta zgjidhni me bashkëshortin. Sigurisht që ky vend duhet të ofrojë siguri për ju dhe të voglin tuaj gjatë qëndrimit atje.
6- Merruni me sport
Ushtrimi i një aktiviteti të moderuar fizik do të ndihmojë në shtimin e qumështit si edhe rregullimin e gjendjes tuaj psikologjike, pasi truri do të prodhojë më shumë endrofinë, e cila është një substancë natyrale që shkakton gjendjen e euforisë.
7- Qetësohuni sa më shumë të mundeni
Ju duhet të pushoni gjatë ditës në mënyrë që të mblidhni forcat dhe të shtoni energjitë.
8- Qendroni pranë bashkëshortit
Një aspekt që nuk duhet lënë pas dore është marrëdhënia me bashkëshortin. Ju duhet të qëndroni sa më pranë njëri-tjetrit, madje edhe t’i dedikoni vetes tuaj disa momente jashtë shtëpisë. Për të voglin mund të kujdeset dikush i besuar, qoftë kjo një dado apo gjyshërit.
9- Mendoni pak për veten tuaj
Cdo ditë ju duhet të gjeni pak kohë të rregulloni pamjen tuaj të jashtme. Bëni pak tualet dhe vishuni mirë, në mënyrë që të ndiheni gjithmonë të bukura.
10- Merrni vitamina
Humbja e gjakut gjatë lindjes mund të ndikojnë për keq në gjendjen tuaj të përgjithshme pas ardhjes në jetë të fëmijës, për këtë arsye qoftë edhe një sasi e vogël hekuri ndikon në reduktimin e lodhjes.
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu