Si te pastrojme parketin pa e demtuar

0 0

Si ta pastrojmë në mënyrën e duhur parketin e shtëpisë?
Ja disa këshilla të cilat garantojnë një higjienë të mirë të këtyre lloj dyshemeve pa dëmtuar një material aq delikat sa druri:

Karakteristikat e parketit
Druri prej shekujsh është konsideruar si një material shumë i mirë për t’u përdorur në ndërtim, kjo falë fuqisë dhe qëndrueshmërisë së tij. Ngjyra natyrale e drurit varet nga ngjyra e mureve qelizore dhe substancat e pranishme në qelizat, pra është një karakteristikë që ka tendencë të ndryshojë me kalimin e kohës. Ekspozimi ndaj ajrit dhe dritës shkakton ndryshimin e pigmentit të mureve qelizore.
Parketi, përveçse krijon një atmosferë të ngrohtë, elegante dhe mikpritëse në çdo ambient që vendoset, është jetëgjatë, mjafton një eksfoliant dhe ai do të ripërtërihet plotësisht. Parketi mund të trajtohet në disa mënyra të ndryshme për t’u dukur gjithmonë i bukur dhe i pastër.
Si fillim ju këshillojmë të mos e vendosni parketin në ambientet e shtëpisë që frekuentohen më teper si edhe janë në kontakt më të shpeshtë me ujin, si banjoja dhe kuzhina.

Pastrimi rutinë i parketit
Parketi është një dysheme shumë e vështirë për t’u mirëmbajtur. Faktorët që e dëmtojnë atë më tepër janë drita dhe lagështira, të cilat nuk do të shkaktonin ndryshimin e ngjyrës, por fryrjen dhe prishjen e tij me kalimin e viteve. Përvec këtyre parketi është shumë delikat ndaj një force që mund të ushtrohet mbi të (tërheqja e objekteve etj) si edhe ndaj disa substancave.
Substancat që duhet të evitoni në parket janë lëngjet kryesisht ato agresive si për shembull alkooli dhe klori, por edhe nga substancat e përdorimit të përditshëm në kuzhinë si vaji, qumështi dhe vera.
Edhe uji nuk është “mik” i mirë i parketit dhe për këtë arsye duhet mbrojtur nga derdhja e sasive të mëdha në të. Në rast se ndodh dicka e tillë duhet ta pastroni me shpejtësi për të evituar dëmtimin.
Përdorimi i tepërt i ujit do ta dëmtonte parketin pasi ai do të futej midis pjesëve të drurit dhe për pasojë do ta frynte atë. Megjithatë nuk mund të themi se duhet eleminuar përdorimi i ujit, pasi nëse do të përdorej me kujdes do të garantonte një pastrim shumë të mirë të parketit.

Parketi arrin mbrojtjen optimal rreth 20-30 ditë pas vendosjes. Lagështira ideale do të ishte rreth 45-65% dhe temperatura e ambientit duhet të jetë midis 16-22 gradëve, gjë e cila do të siguronte një jetëgjatësi për parketin. Në këtë periudhë është shumë i nevojshëm përdorimi i çorapeve të buta nga personat që do të hynin në shtëpi, duke evituar totalisht shkeljen e parketit me këpucë.
Në rast se do ta përdorni parketin në një ambient si lokali, atëherë duhet ta vishni me një material që të butë dhe të trashë, i cili i lejon drurit një ajrim të mirë.
Pastrimi duhet bërë duke i kaluar sipër me fshesë korrenti me furca të posaçme për parket, ose si alternativë mund të përdorni lecka elektrostatike.
Parketi mund të lahet sipas nevojës, duke përdorur një detergjent neutral dhe mbrojtës. Evitoni përdorimin e detergjentëve që bëjnë shkumë, substancave acide, gërryese, kimike, të cilat e dëmtojnë sipërfaqen e parketit.

Parketi i trajtuar me vaj
Ky lloj parketi ka nevojë të rinovohet një herë në vit ose më shumë, në varësi të përdorimit. Bëhet fjalë për një veprim shumë të thjeshtë, por shumë të rëndësishëm për të hidratuar dhe mbrojtur parketin.

Parketi i trajtuar me bojë
Për të rinovuar këtë lloj parketi përdoret teknika e lyerjes me dyllë, e cila e mban bojën në gjendje të mirë.

Disa këshilla praktike
– Ajrosni vazhdimisht ambientin ku është vendosur parketi;
– Ruani temperaturën e duhur;
– Mos e mbuloni parketin për një kohë të gjatë me tapet;
– Gjatë larjes mos e hidhni asnjëherë ujin direkt mbi parket, por përdorni gjithmonë një leckë të shtrydhur mirë;
– Përdorni gjithmonë detergjent të posacëm për parket;
– Përdorni sa më shumë pandofla të buta, në mënyrë që të evitoni utjen e pluhurit dhe papastërtive;
– Përdorni gjithmonë mbrojtëse poshtë këmbëve të karrigeve apo kolltukëve, në mënyrë që të evitoni gërvishtjen e drurit;
– Mos përdorni pajisje më avull për pastrim, por leckë të posaçme.

Lexoni edhe: 7 hapa per nje pastrim te mire te xhamave

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X