Si te ngjizim nje djale sipas metodes Shettles? A është e vertete kjo metodë?

0 0

Si mund të sjell në jetë një djalë?

Mund të jetë kjo pyetja që ndoshta shumë prindër i bëjnë vetes, jo sepse gjinia ka shumë rëndësi por sepse kanë dëshirë ndoshta të provojnë të sjellin në jetë edhe vajzë edhe djalë. Edhe pse gjinia e fëmijës ëshë diçka që nuk zgjidhet nga prindërit, me anën e disa këshillave mund të rrisni probabilitetin e ngjizjes së një djali. Kujdes! Nëse jeni duke hasur vështirësi në ngjizjen e një shtatzanie, këto metoda mund ta vonojnë edhe më shumë atë!

si te mbetem shtatzane per djal

 

Si funksionon metoda Shettles?

Metoda Shettles: ngjizet një fëmijë mashkull në momentin që veza është fekonduar një spermatozoid Y, të cilët janë më të vegjël dhe lëvizin më shpejt krahasuar me spermatozoidët X. Këta spermatozoidë janë më pak rezistentë brenda ambientit vaginal të gruas. Sipas kësaj metode çifti duhet të kryejë marrëdhënie gjatë ditëve që ka ndodhur ovulimi, në mënyrë që të favorizohen spermatozoidët Y. Cdo grua duhet të llogarisë ditët e saj të ovulimit në mënyrë që gjatë atyre ditëve të kryejë marrëdhënie seksuale të vazhdueshme.

Ushqyerja

pH vaginal është një tjetër faktor që ndikon në rritjen e mundësisë së ngjizjes të një djali, kjo pasi ky ambient ndikon në jetëgjatësinë e spermatozoidëve Y. Një ambient pak acid (alkalin) favorizon spermatozoidët Y, pra edhe mundësinë e ngjizjes së një djali.

Cilat janë këto ushqime?

Ushqimet e pasura me kalium: të gjitha perimet (veçanërisht ato me gjethe jeshile), lëngu i portokallit, drithërat integrale, farat e lulediellit, gjethet e mentes, patatet, hudhra, midhjet, fiqtë, frutat e thata, rrushi, kajsitë, bananet, frutat e pyllit, qitroja, portokalli, mandarinat, pjepri, mollët, pjeshkët, të gjitha llojet e mishit si edhe majaja e birrës.

Ushqimet e pasura me sodium: frutat e detit, merluci, sardelet, toni i peshkut, salmoni, salca e sojës, djathërat, buka,pica etj.

A është e vertete kjo metodë?

Studimi që kundërshtoi metodën Shettles dhe hodhi poshtë metodën që “rrit” probabilitetin për të paracaktuar gjininë e një fëmije.

Përshtatur në nëntor 2018, si pasojë e publikimit të studimit në linkun e mësipërm.

Llogarit ditet e ovulimit ketu






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X