Si te menaxhojme sjelljet agresive te femijeve autike

0 0

Në më të shumtën e rasteve fëmijët autikë nuk janë agresivë, megjithatë mund të kenë episode të shoqëruara nga krizat e nervave apo kapriçiove të tmerrshme, të shkaktuara nga një vështirësi e caktuar apo nga diçka që nuk ju është plotësuar. Ju duhet të dini se kjo sjellje për të protestuar ndaj jush, por sepse nuk dinë një mënyrë tjetër reagimi. Duke ndjekur disa strategji të thjeshta mund të ndihmoni fëmijën të limitojë krizat emotive si edhe të rrisë vetëkontrollin e tij.
1. Përpiquni të kuptoni arsyen e krizave të fëmijës
Ju duhet të dini se fëmijët autikë nuk bëjnë kapricio për shkak se duan të tërheqin vëmendjen tuaj apo sepse duan të sillen keq, ata bëjnë kapriçio sepse në një moment të caktuar mund të kalojnë një situatë të vështirë të cilën nuk dijnë si reagojnë. Nëpërmjet një krize nervash ata mund të përpiqen të tregojnë stresin e momentit, por duhet të dini se ajo mund të shkaktohtet gjithashtu edhe nga përpjekja e dështuar për të komunikuar.
• Krizat e nervave mund të manifestohen në mënyra të ndryshme, duke bërtitur, duke qarë, duke mbuluar veshët, sjellje vetëdëmtuese si edhe me anën e gjesteve agresive.
2. Përpiquni ta bëni ambientin tuaj familjar sa më të përshtatshëm për fëmijën
Në përgjithësi krizat e nervave të fëmijës mund të shkaktohen nga akumulimi i stresit, dhe për këtë arsye duhet të përpiqeni të krijoni një ambient të përshtatshëm për të, i cili duhet të jetë i tillë që të krijojë sa më ak stres në jetën e fëmijës.
• Përpiquni të krijoni një rutinë pozitive tek fëmija juaj duke e bërë atë të dukshme edhe për të me anën e pamjeve vizive.
• Nëse keni planifikuar të ndryshoni diçka në rutinën e fëmijës tuaj duhet ta përgatisni atë duke ja shprehur me anën e imazheve ose duke i treguar një histori të ngjashme. I shpjegoni arsyet se përse ky ndryshim është i nevojshëm, në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë se çfarë do të ndodhë në mënyrë që të jetë në gjendje ta përballojë situatën me qetësi.
• E lejoni fëmijën të krijojë njëfarë distance nga situate të caktuara që i shkaktojnë stres, gjithmonë nëse krijohet mundësia.
3. I mësoni fëmijës disa mënyra për të kontrolluar stresin
Disa fëmijë autikë nuk janë në gjendje të menaxhojnë emocionet e tyre dhe për këtë mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj. I bëni komplimenta fëmijës tuaj nëse në një moment ka vënë në zbatim një nga teknikat që i keni mësuar në lidhje me menaxhimin e stresit.
• Parapërgatisni disa mënyra për të shmangur faktorët specifikë që shkaktojnë stres tek fëmija (zhurmat e forta, dhomat e mbushura me njerëz etj);
• I mësoni disa mënyra për t’u qetësuar (mbushja me frymë në mënyrë të thellë, numërimi, bërja e një pushimi etj);
• Planifikoni një mënyrë që fëmija të mund ta përdorë për të treguar se po vuan në lidhje me diçka apo nëse diçka është duke i dhënë bezdi.
4. I jepni vëmendjen e duhur në momentin që është i stresuar dhe mos nënvlerësoni emocionet e tij
Nëse do të trajtoni nevojat e tij në mënyrë natyrale do ta ndihmoni atë të kuptojë se është shumë e rëndësishme t’i ndajë ato me të tjerët.
• “E shoh që fytyra jote është e ngrysur. Është duke të dhënë bezdi zhurma e fortë? T’i them motrës/vëllait të shkojë të luajë në park”?
• “Sot dukesh i inatosur, ke dëshirë të më thuash çfarë të ka prekur”?
5. I jepni një shembull të mirë fëmijës tuaj
Fëmija juaj ju shikon si silleni kur jeni të stresuar dhe për pasojë mëson të sillet po njësoj duke ju imituar juve. Nëse ju do të ruani qetësinë, nëse bëni një pushim në një moment që e kërkon nevoja, do ta ndihmoni fëmijën të përballojë një situatë të caktuar në të njëjtën mënyrë.
• I komunikoni zgjedhjet tuaja fëmijës. “Në këtë moment ndihem pak keq dhe për këtë arsye kam nevojë për pak pushim në mënyrë që të marr pak frymë lirisht. Kthehem pas pak”.
• Keni parasysh se nëse beni shumë shpesh një veprim të caktuar edhe fëmija do të mësojë të bëjë të njëjtën gjë.
6. Krijoni një hapësirë të qetë për fëmijën
Ju duhet të dini se fëmija mund të shfaqë vështirësi në perceptimin e zhurmave, aromave dhe pamjeve. Nëse e shikoni se fëmija juaj stimulohet shumë nga kjo gjendje duhet të përpiqeni të krijoni një ambient të qetë për të, në mënyrë që ai të jetë më i qetë.
• I mësoni fëmijës t’ju tregojë kur ka nevojë që dhoma të jetë e qetë. Ai mund t’jua tregojë këtë nëpërmjet një figure që tregon dhomën, duke përdorur gjuhën e shenjave etj.
7. Mbani një ditar në lidhje me krizat e nervave
Nëse do të mbani shënim gjithcka në lidhje me krizat e fëmijës tuaj mund të arrini të njihni arsyet që i shkaktojnë ato në bazë të sjelljes së tij. Përpiquni t’i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme në lidhje me krizën e rardhës që fëmija mund të shfaqë:
• Cfarë e ka turbulluar fëmijën? (merrni në konsideratë faktin që mund të ketë akumuluar stresin për shumë orë)
• Cfarë shenjash ka shfaqur?
• Cfarë keni bërë në momentin që fëmija ka shfaqur stres? Ka qënë efikase sjellja jote?
• Si mund të parandaloni një krizë të ngjashme nervash tek fëmija juaj?
8. Flisni me të në lidhje me një sjellje të gabuar
Mbani mend se autizmi nuk është një justifikim për t’i lejuar fëmijës të sillet dhunshëm me dikë. Nëse fëmija sillet keq, përballeni me sjelljen e tij në momentin që është i qetë. I tregoni se ajo nuk ishte një sjellje e mirë dhe më pas i shpjegoni si duhet të sillet.
• “Nuk është e drejtë të godasësh vëllain/motrën. E kuptoj që ndoshta në atë moment ke qënë i tronditur në lidhje me diçka, porn ë këtë mënyrë lëndon personat që të rrethojnë dhe kjo nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë që kur jemi të inatosur të godasim të tjerët. Nëse je i mërzitur merr frymë thellë, bëj një pushim dhe më pas më shpreh problemin që ke”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X