Interneti konsiderohet nga prindërit si një burim potencial rreziqesh të llojeve të ndryshme. Për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e padëshiruara që fëmija mund të shikojë në internet ekzistojnë disa mëyra, ku më kryesoret janë:
– Dhënia e një drejtimi edukativ, që synon të fuqizojë fëmijën për të ndarë me ju eksperiencat e marra gjatë navigimit në internet.
– Dhënia e një kulture të mjaftueshme për t’u mbrojtur në mënyrë të pavarur gjatë navigimit në internet.
– Përdorimi i mjeteve monitoruese dhe filtruese së përmbajtjes të asaj që fëmija shikon në internet. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të “spiunoni” atë që fëmija shikon online si edhe të parandaloni hyrjen e fëmijës në portale të padëshiruara.
Në më të shumtën e rasteve prindërit preferojnë ta bëjnë të sigurt navigimin e fëmijëvë të tyre në internet duke përdorur metodën e filtrimit së përmbajtjes.
Kriteret e përgjithshme
Në përgjithësi fëmijet e ditëve të sotme kanë aftësi më të mira në përdorimin e kompjuterit krahasuar me prindërit e tyre. Ka shumë mundësi që prindi të përballet me një refuzim dhe nervozizëm nga ana e femijes në momentin që zgjedh të vendosë filtër mbrojtës në komjuterin e tij. Zakonisht filtrimi bëhet bazuar në disa fjalë kyçe ose në disa site të përzgjedhura nga prindërit për t’u bllokuar.
Një mënyrë tjetër që prindërit përdorin për të kontrolluar fëmijën e tyre gjatë navigimit në internet është historiku i kompjuterit, por kjo nuk do të konsiderohet si një metodë efikase duke qënë se shumë fëmijë tregohen “dinakë” dhe e fshijnë atë para se kompjuteri të bjerë në duart e prindërve.
Çfarë duhet të bëjmë?
1- Një kriter i përdorur nga prindërit është konfigurimi i kompjuterit në mënyrë të tillë që të ketë një pasword për çdo shërbim. Kjo mund të bëhët në Windows ose Mac. Të dyja këto sisteme operimi kanë një opsion që i mundëson prindërve të kontrollojnë fëmijën ( parental control ), që krahas të tjerave i mundëson prindërve gjithashtu edhe vendosjen e një limiti kohor ditor navigimi, një limit orari si dhe një kontroll së historikut të atyre që fëmija ka kërkuar gjatë navigimit në internet.
2- Për fëmijët e vegjël një zgjidhje mund të jetë ajo e instalimit të një sistemi operator të posaçëm për fëmijë, i cili nuk bazohet në një listë sitesh të ndaluara por në një listë sitesh të cilat fëmija mund t’i shikojë pa problem ( white list ). Një nga sitet më të dashura për fëmijët dhe prindërit është “KidZui”, por që është në gjuhën angleze , që për prindërit mund të paraqesë vështirësi në të kuptuar, por që për fëmijën mund të jetë një mundësi për të mësuar. Gjithashtu një mundësi zgjedhje do të ishtë edhe siti italian “ Il Veliero”.
3- Një alternativë tjetër do të ishte vendosja e një sistemi raportimi si “YuControl” i cili i mundëson prindit të informohet në kohë reale për atë që fëmija është duke parë gjatë navigimit në internet.
4- Sistemi operativ “Firefox” ofron lidhur me këtë temë aplikacionin “R-Kiosk”, i cili nuk i lejon fëmijës të përdorë menunë dhe tastierën, pasi njëherë që vendoset programi që do të shikohet nga fëmija ekrani do të bëhet i plotë. Gjithashtu “Firefox” ofron edhe aplikacionin“ProCon” i cili i mundëson prindit të vendosë sitet që mund të vizitohen nga fëmija.
5- Një tjetër fushë që duhet mbajtur nën kontroll nga prindërit është “YouTube”, në të cilën prindi mund të vendosë një formë mbrojtëse, e cila mundëson ndalimin e hapjes së disa videove që përmbajnë disa fjalë specifike. Linku që mundëson aktivizimin e këtij aplikacioni ndodhet në fund të faqes “YouTube”. Por, gjithsesi kjo faqe nuk mundëson mbrojtje 100% të sigurt rreth përmbajtjes së videove.
6- Së fundi për prindërit që i tremben “Chat-it” ekziston një zgjidhje që mundëson ndalimin e hapjes në kompjuter së disa siteve, kjo me ndihmën e programit “BinarySwitchEclipse” ( në Windows ), program i cili është i vlefshëm si për “Explorer” ashtu edhe për “Firefox” dhe “Mac”.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Sa është madhësia normale e...
Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu