loading

Si të mbajmë fëmijët të hidratuar këtë verë

Gjatë verës fëmijët humbasin shumë nga lëngjet e trupit dhe duhen zëvendësuar patjetër. Ja disa këshilla për prindërit:




0 1

Gjatë verës, më shumë se kurrë, është e rëndësishme që fëmijët tuaj të pijnë më shumë ujë. Nëse fëmija juaj duket me pak energji, nervoz ose thjesht sillet jo natyrshëm, mund të jetë një shenjë që po dehidratohet. Në këtë moment duhet t’i jepni diçka për të pirë për të parë nëse përmirësohet.

Më mirë se të trajtoni dehidratimin, është ta shmangni atë krejtësisht. Fëmijët hutohen lehtë kur vrapojnë rreth një dite të bukur me diell dhe disa fëmijë nën moshën pesë vjeçare mund ta kenë të vështirë ta pranojnë ose të thonë me fjalë se kanë etje, thotë nutricionistja Stephanie Middleberg.

Çelësi është t’i kujtoni fëmijët tuaj të pijnë disa herë në orë në një ditë të nxehtë. Fëmijët e moshës nga një deri në katër vjeç kanë nevojë për rreth 4 deri në 6 gota ujë në ditë, por thekson Middleberg, më e rëndësishme se mosha është pesha, niveli i aktivitetit dhe klima kur është fjala se sa duhet të pijnë. “Kushtojini vëmendje gjërave si urina e verdhë e ndritshme, buzët e plasaritura ose të ftohta, energjia e ulët, të gjitha nënkuptojnë se fëmija juaj është i dehidratuar.

Këshillat e ekspertëve që fëmijët të qëndrojnë sa më të hidratuar gjatë verës:

Shtoni disa shije. Frutat e freskëta japin një shije të ëmbëlsisë natyrore si dhe përmbajnë ujë. Jepuni fruta si shalqiri, të cilin mund ta vendosni më parë në ngrirje. Ngrirja nuk shton hidratimin, por mban fort vlerat ushqyese.

Më shumë ujë. Jepini shishe me ujë me vetë që fëmijët të pijnë në mes të lojërave apo aktiviteteve të ndryshme që kryejnë gjatë ditës.

Duhet të pijnë më shumë qumësht. Ne shpesh nuk mendojmë për qumështin kur është fjala për shuarjen e etjes sonë, por hulumtimet e reja zbuluan se qumështi është më i mirë sesa një pije sportive ose uji.

Mos përjashtoni perimet. Është padyshim e vështirë të nxiten fëmijët të hanë perime gjatë ditës, pasi nuk janë aq të ëmbla sa ushqimet e tjera, kështu që duhet të jeni kreative në futjen e tyre në regjimin ushqimor.

Jepni shembull pozitiv. Mënyra më e mirë që fëmija juaj të pijë më shumë ujë është të siguroheni që ju jeni duke pirë më shumë gjithashtu.


  1. VALA E TË NXEHTIT/ Ja 5 gjërat që i paskemi ditur gabim – AlpeGossip

    […] nxehtit në të gjithë botën, shumë website japin këshilla se si të mbajmë qetësinë dhe se   si të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të freskët. Por cilat janë të vërtetat dhe cilat […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dy problemet me sytë që...

Nuk është një mit i rremë dhe as një frazë e përsëritur nga prindërit për të frikësuar fëmijët. Kontakti për një kohë shumë të gjatë me smartfonin dhe ekranin e...

Ngjitja e buzëve, sfida më...

Sfida e fundit e adoleshentëve, në aplikacionin social TikTok, është një reflektim i qartë se si mund të ndikojë mentalitetit të turmave të mediave sociale. Gjatë javës së kaluar, adoleshentët...

Nëna dhunon barbarisht binjaket, i...

Dubai: Ministria Saudite e Punës dhe Zhvillimit Social shpëtoi dy vajza binjake nga nëna e tyre, pasi videot ku ajo i torturonte u bënë virale në mediat sociale. Në video...

E ofendojnë për mënyrën si...

Jamie Otis një nënë e re me vogëlushen e saj dy vjeçare ndan shumë pjesë nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram. Së fundmi ajo po poston lidhur me...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X