Sasia e qumështit të formulës që duhet të pijë fëmija varet nga pesha e tij. Ju duhet ta llogarisni këtë duke llogaritur peshën e tij në gram dhe më pas duke e pjestuar atë për dhjetë. Shumën që del duhet ta mblidhni me 250. Shifra që del është treguesi i sasisë së qumështit që duhet të pijë fëmija gjatë 24 orëve.
Disa prindër i peshojnë fëmijët e tyre para dhe pas pirjes, por ata harrojnë që kjo duhet bërë gjithmonë në mëngjes dhe gjithmonë në të njëjtën orë. Pesha e tij duhet të rritet me rreth 150-220 gr në javë dhe brenda dy javëve fëmija duhet të rimarri peshën e humbur gjatë ditëve të para të lindjes. Disa shenja që tregojnë se fëmija po ushqehet mjaftueshëm janë urinimi frekuent (5-6 herë në ditë) si edhe feçet me ngjyrë të çelët dhe të lëngshme (2 ose më shumë herë gjatë ditës).
Lexo edhe: Ndryshimet e qumeshtit te formules
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu