Si te lajme veshjet e te porsalindurve

0 0

Si të lajmë në mënyrën e duhur rrobat e fëmijës së porsalindur? Ja çfarë duhet të bëni.
Të gjitha rrobat e fëmijës, qofshin ato të reja apo të përdorura, duhet të lahen dhe hekurosen me kujdes para se të përdoren. Edhe pas lindjes së fëmijës duhet të tregojmë kujdes gjatë proçesit të larjes, për të dezinfektuar rrobat në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos gjatë muajve të parë pas lindjes. Ju duhet të siguroheni që rrobat e fëmijës të lahen në mënyrë të tillë që në to të mos mbetet asnjë gjurmë e detergjentit të përdorur, për të evituar kështu irritimet e lëkurës apo dermatitet.
Detergjenti i posaçëm
Siç e dimë të gjithë lëkura e fëmijës (dhe në veçanti e të porsalindurit) është shumë delikate ndaj disa faktorëve të caktuar, dhe për këtë arsye do të jetë shumë e lehtë që ajo të skuqet ose të çahet. Për këtë arsye do të ishte mirë mirë që të evitonit përdorimin e zbutësve me aromë, po ashtu edhe detergjentët normalë (që përdorim për veshjet e familjes), të cilët kanë në përmbajtjen e tyre shumë substanca të dëmshme (substanca alkaline dhe acide). Do të ishte mirë të zgjidhnit një detergjent me përbërje sapuni “marsiglia”, ose një detergjent të posaçëm për bebe, i cili nuk përmban fosfate në mënyrë që të mos shkaktojë alergji apo acarime të lëkurës të fëmijës.
Larja e rrobave në mënyrë natyrale
Veshjet e bebes mund të lahen në mënyrë shumë të mirë edhe me produkte tërësisht natyrale që mund të gjenden pothuajse në çdo shtëpi. Një solucion që limiton në maksimum rrezikun e shfaqjes së dermatitit si edhe i zbardh ato në mënyrë perfekte është soda bikarbonat, e cila mund të shtohet në detergjentin me sapun “marsiglia”. Për të pasur rroba të buta, në vend të zbutësit mund të shtoni në larje një gotë me uthull të bardhë.
Larja e rrobave në lavatrice
Nëse do të vendosni që rrobat e fëmijës t’i lani me lavatriçe duhet të zgjidhni një detergjent që nuk përmban fosfate, dhe për këtë do të ishte ideal një detergjent i posacëm për veshjet e fëmijës. Keni parasysh që duhet të hidhni në lavatrice gjithmonë dozën e duhur, duke shtuar në çdo larje (nëse keni mundësi) një solucion higjenizues antibakterial, kryesisht gjatë larjeve në temperaturë të ulët, në mënyrë që të arrihet një dezinfektim sa më i mirë. Gjithashtu do të ishte shumë e këshillueshme aplikimi i një shpëlarje të dytë në mënyrë që të largoheshin të gjitha mbetjet e detergjentit. Kini parasysh se lavatriçja nuk duhet të mbingarkohet, në mënyrë që uji të depertojë më mirë midis veshjeve dhe për pasojë të arrihet një larje dhe shpëlarje më e mirë.
Nuk duhet në asnjë mënyrë të përdorni zbardhues (klor), të cilët janë faktor shumë i madh rreziku për shfaqjen e dermatitit dhe alergjive. Gushoret dhe veshjet me përbërje plastike duhet të lahen me një cikël të shkurtër (maksimumi 4 minuta).
Si të lajmë me dorë veshjet e fëmijës?
Nëse vendosni të lani rrobat e fëmijës pa lavatrice duhet t’i zhysni ato në një legen me ujë të ngrohtë dhe sapun marsiglia (mund të shtoni edhe dy lugë kripë të trashë) dhe t’i lini të pushojnë për dy orë. Pasi kanë kaluar dy orë mund t’i fërkoni me dorë rrobat dhe nëse tek to shfaqen ende njolla mund të shtrydhni mbi të një kokërr limon dhe më pas ta nxirrni në diell për rreth një orë. Më pas i fërkoni edhe njëherë rrobat dhe i shpëlani mirë në mënyrë që të largohen të gjitha mbetjet e detergjentit. Për një rezultat më të mirë mund të bëni shpelarje në lavatriçe.
Si t’i zbardhim rrobat?
Gjatë vitit të parë të jetës veshjet e fëmijës mund të bëhen shumë shpesh me njolla të cilat mund të rezultojnë shumë të vështira për t’u hequr, dhe kjo do të bëhet edhe më e vështirë si pasojë e pamundësisë së përdorimit të zbardhuesit (klorit). Nëse njollat janë krijuar mbi një rrobë të bardhë mund ta lani atë me sapun marsiglia, ujë të oksigjenuar ose të shtrydhni limon sipër saj (metoda e sipërpërmendur). Nëse krijohet një njollë sipër një veshje me ngjyrë hidhni sipër njollës sapun marsiglia ose vaj eukaliptusi dhe më pas lereni të thahet në diell. Për të hequr një njollë nga çarçafi mund të përdorni edhe sapun ose sodë dhe pasi e keni fërkuar mirë ta lini të thahet në diell. Më pas mund ta lani me uthull të bardhë dhe ta shpëlani me ujë të bollshëm.
Larja e rrobave në mënyrë të ndarë nga të tjerat
Diçka tjetër e rëndësishme është larja e rrobave të bebit veç atyre të pjestarëve të tjerë të familjes (qoftë edhe të nënës), për të evituar shfaqjen e dermatitit apo ndonjë patologjie tjëter të ngjashme.
Disa këshilla për të ulur rrezikun e shfaqjes së infeksioneve:
– Mos i grumbulloni për një kohë të gjatë rrobat e pista, për të evituar përhapjen e bakterieve të pranishme;
– Mundohuni të shtoni në çdo larje një detergjent dezinfektues;
– I lani menjëherë veshjet me njolla (njolla frutash ose pureje perimesh) pasi mund të zhvillohën mikrobe;
– I hapni në tel sa më parë të jetë e mundur rrobat e lara, pasi në rrobat e lagura mund të shfaqet aromë e pakëndshme;
– Mos i hiqni nga varesja rrobat që nuk janë tharë mirë pasi mund të krijojnë myk;
– Kini parasysh se larja e rrobave në temperatura të larta mund të dobësojë fibrat e tyre;
– Kujdesuni për higjenën e lavatriçes, pasi në të kundërt mund të rriten mikroogranizma;
– Njëherë në vit lani rrobat e fëmijës që nuk përdoren më, në mënyrë që të evitoni shfaqjen e mykut;
– I lani gjithmonë rrobat që i blini fëmijës para se t’ja vishni, sidomos nëse është i porsalindur.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Përse nuk është mirë ta...

Sa shpesh duhet të lani të porsalindurin tuaj? Ka një arsye të mirë pse duhet ta anashkaloni banjën e fëmijës suaj sonte. Mësoni sa shpesh duhet të lani të porsalindurin...

20 sekonda mjaftojnë për të...

Gjatë pandemisë Covid-19 mësuam t’i japim rëndësinë e duhur larjes së duarve mirë. Një veperim që shumë shpesh bëhet shumë me ngut. Tani, një hulumtim i kryer nga disa fizikanë...

Në vjeshtë rikthehen parazitët e...

Përkundër vëmendjes së madhe që sot i kushtohet higjienës, pastrimit dhe parandalimit të sëmundjeve, parazitët e kokës tek fëmijët janë një problem që ende nuk mund të çrrënjoset. Këta parazitë...

Mjaftojnë 24 ora pa i...

Higjiena e gojës është thelbësore për të parandaluar sëmundjet dhe jo vetëm në gojë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të mos qëndroni shumë gjatë pa larë dhëmbët. Ekspertët paralajmërojnë:...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X