Gjatë shtatëzanisë është shumë e rëndësishme të konsumohet një sasi e mirë uji në mënyrë që të mbahet trupi i hidratuar. Uji është shumë i rëndësishëm jo vetëm për të hidratuar trupin, por edhe për faktin se përmban shumë substanca minerale të rëndësishme për mirëqënien e organizmit.
Cilin ujë të zgjdhim?
Para së gjithave duhet të dini se uji nuk të shëndosh pasi nuk përmban kalori. Por që të ndiheni më pak e fryrë, dhe sidomos në shtatëzani duhet të zgjidhni ujin e duhur. Nuk duhet të konsumoni ujë me gaz. Këshillohet të pini ujë natyral me temperature e ambientit, para se të filloni të ndieni etje. Nuk duhet të pini ujë shumë të ftohtë apo me akull. Mëngjesi juaj duhet të fillojë me një gotë ujë ambienti. Këshillohet të konsumoni ujë me nivel jo të lartë natriumi.
Jo vetëm ujë
Gruaja duhet konsumojë rreth 2 lt lëngje në ditë, sasi e cila mund të merret jo vetëm nëpërmjet ujit por edhe lëngjeve të tjera. Mund të konsumoni lëngje frutash jo industrialë. Shtatëzania nuk limiton konsumimin e asnjë fruti por duhet të konsumoni në mënyrë të moderuar luleshtrydhet dhe qershitë. Një alternativë e mirë do të ishin edhe perimet e shtrydhura. Eleminoni përdorimin e pijeve me gaz dhe sheqer, si edhe pijeve energjike. Konsumoni në mënyrë shumë të reduktuar çajin dhe kafenë.
Lexoni dhe: Acidi folik dhe rendesia e tij gjate shtatezanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu