Si te heqim bebelinen brenda 3 ditesh

0 0

Ja cfarë sygjeron kujdestarja angleze e fëmijëve Kathryn Mewes në lidhje me heqjen e bebelinës
Në momentin që i mësoni fëmijës diçka të re, në këtë rast përdorimin e uturakut është e rëndësishme të jeni të qeta dhe koherente. Ju duhet të filloni të mësoni fëmijën të mos i kryejë nevojat personale në bebelinë në momentin që e shikoni që është gati si edhe duhet të keni besim në aftësitë e tij për të mësuar. Nëse ju keni dyshime në aftësitë e fëmijës do ta pasqyroni këtë edhe tek fëmija juaj.
Ky proçes është i ndryshëm për fëmijë të ndryshëm, por në përgjithësi mosha kur duhet të fillohet të hiqet bebelina është mosha 2.5-3.5 vjeçare. Rreth moshës 2-vjeçare ju duhet të vëzhgoni me kujdes sa herë urinon fëmija juaj. Nëse ju i ndërroni bebelinën fëmijës çdo 2 orë dhe e shikoni se ndonjëherë ajo është e thatë, do të thotë që fëmija ka filluar të mësojë të kontrollojë fshikëzën e urinës. Ky është një hap përpara për heqjen e saj.
Ju duhet ta bëni këtë për 3 ditë. Nëse bebelina në më të shumtën e rasteve është e thatë ju mund të nisni proçesin e urinimit në uturak.
Disa shenja të tjera që tregojnë se kur mund të filloni proçesin e heqjes së bebelinës janë:
– Dëshiron t’ja ndërroni bebelinën sapo e bën pis;
– Kur kryen nevojat e tij tregon ose ju lë ta kuptoni këtë;
– Nëse ka mundësi fillon ta heqi vetë bebelinën;
– Është i kënaqur kur i flisni për uturakun dhe kryerjen e nevojave në të.
Nuk është kusht që të blini menjëherë uturakun. Ju mund të filloni t’i flisni për të me fëmijën tuaj duke i lexuar libra në lidhje me këtë dhe duke i spjeguar si kryhen nevojat personale në të.
Më pas ju mund ta shoqëroni fëmijën tuaj në banjo, duke i treguar se çfarë duhet të bëjë nga fillimi deri në fund. Është e rëndësishme që nëse fëmija nuk do të vijë në banjo të mos insistoni.
Cili është hapi i radhës?
I shpjegoni me qetësi fëmijës se ju po ja hiqni bebelinën dhe ai mund të luaj i qetë në shtëpi. I thoni se nëse ai ka nevojë të urinojë mund t’ju kërkojë ta ndihmoni, duke i kryer nevojat në uturakun që do të bleni bashkë. Nëse fëmija kundërshton ju duhet të mos insistoni më dhe ta rifilloni procesin pas 3-4 javësh. Nëse e shikoni se fëmija është i gatshëm për të bashkëpunuar mund të lexoni në libër që ka lidhje me këtë. Ju duhet gjithashtu t’i shpjegoni fëmijës se pasi ka kryer nevojat e tij duhet të lajë duart.
Disa gjëra që duhet të bëni:
– Ruani qetësinë dhe qeshni sa më shumë;
– E lejoni fëmijën t’ju shoqërojë në banjo;
– I jepni të pijë sa më shumë lëngje;
– E lejoni të qëndrojë zhveshur ndërsa jeni në shtëpi;
– I vishni pantallona me llastikë ndërsa jeni jashtë;
– E lavdëroni me fjalë dhe me veprime fizike pasi ka kryer nevojat në uturak;
– Keni besim se fëmija juaj do të arrijë të mësojë të kryejë nevojat në uturak;
– Vini re momentet kur zakonisht fëmija juaj kryen nevojat e tij;
– E ulni në uturak para se të dilni dhe pasi ktheheni në shtëpi;
– Mbani mend se incidentet nuk bëhen me dashje;
– Ndërpriteni programin nëse e shikoni që fëmija nuk është gati
Cfarë ju nevojitet?
– Disa palë mbathje;
– Asnjë takim i rëndësishëm për të paktën 3 ditë;
– Gota dhe shishe të bukura me anën e të cilave do të inkurajoni fëmijën të pijë më shumë;
– Qetësi dhe durim.
Ju duhet të përpiqeni të qëndroni sa më gjatë me fëmijën, pasi ai ndihet më mirë në prezencën tuaj.
Cfare nuk duhet te beni:
– Të tregoheni të frustruara;
– Të insistoni në lidhje me proçesin;
– T’i thoni fëmijës se të gjithë ata që njihni tashmë e kanë hequr bebelinën;
– Të vazhdoni t’i thoni se është një fëmijë i madh dhe nuk duhet të mbajë më bebelinë;
– Ta pyesni vazhdimisht nëse ka nevojë të kryejë nevojat personale;
– Të shprehni shenja zhgenjimi në rast se fëmija kryen nevojat në mbathje;
– Të shprehni shenja neverie ndërsa pastroni uturakun;
– Ta teproni me lavdërime;
– Të vazhdoni proçesin edhe pse e shikoni se fëmija nuk është ende gati.
Dita e parë
Ditën e parë ju duhet t’i flisni fëmijës në lidhje më atë çfarë do të ndodhë dhe më pas duhet të dilni bashkë për të blerë uturakun. Gjithashtu ju duhet të blini edhe shumë mbathje për fëmijën të cilat mund të bëhen pis shumë hërë gjatë ditës.
Kur të shkoni në shtëpi hiqjani bebelinën fëmijës dhe i vishni një bluzë pak të gjatë. Më pas sistemoni uturakun në një vend që fëmija ta shikojë dhe pranë tij vendosni një libër apo lodër në mënyrë që fëmija të përqëndrohet tek ato ndërsa kryen nevojat.
Kujdestarja këshillon që të merrni një libër me figura ngjitëse dhe sa herë që fëmija kryen nevojat në uturak të ngjisni në një fletë të bardhë njërën nga ngjitëset.
Ju duhet ta lini fëmijën të luajë i lirë dhe ndërkohë duhet t’i jepni diçka për të pirë. Pasi e ka pirë duhet ta pyesni “Ku bëhet urina”? Nëse fëmija përgjigjet saktë duhet ta lavdëroni, në të kundërt duhet t’ja tregoni edhe njëherë.
Në të shumtën e rasteve tentativat e para nuk përfundojnë në mënyrën e duhur.
Cfarë duhët të bëni? Kujdestarja këshillon që t’i drejtoheni organit gjenital të fëmijës dhe t’i thoni:
“Të lumtë! E bëre urinën pa bebelinë. Por, herën tjetër duhet bërë në uturak”! Pastaj duhet të shtireni sikur keni marrë përgjigje pozitive dhe ta falenderoni.
Pastrimi i vendit të bërë pis duhet të bëhet në mënyrë të shpejtë, pa komente dhe pa e përfshirë fëmijën. Para se të hani darkën duhet të shkoni bashkë në banjo. I thoni fëmijës se duhet të kryejë nevojat personale dhe me pas të lajë duart për të ngrënë darkë.
Pasi ka ngrënë dreke duhet ta shikoni fëmijën me vëmëndje nëse është duke u munduar të kryejë nevojat e tij.
Nëse e shikoni se ka nevojë atëherë mund t’i thoni:
“Më duket se po të bëhet pupuja (ose një fjalë tjetër që e përdorni me fëmijën tuaj). Shkojmë të ulemi në uturak dhe lexojmë një përrallë”.
Uleni fëmijën atje dhe më pas largohuni. Nëse e shikoni se ai ngrihet nga uturaku dhe kërkon t’i lexoni përrallën atëherë hiqni dorë pasi nuk është ende gati.
Bravo! E bëre! Lavdërojeni fëmijën por, mos e teproni pasi do ta vendosni në siklet.
Nëse fëmija fle në drekë ju duhet të vlerësoni nëse duhet t’ja vendosni bebelinën apo jo, në bazë të progresit të tij gjatë ditës. Por, ju duhet t’ja shpjegoni se mund të kryejë nevojat e tij vetëm gjatë gjumit. Në momentin që ai do të zgjohet ju duhet ta çoni në banjo në mënyrë që ai të kuptojë se pas gjumit nuk vendoset më bebelina.
Nëse gjatë pasdites do të dilni bashkë me fëmijën për të bërë një shëtitje duhet ta kujtoni të kryejë nevojat e tij personale, dhe nëse ai pa dashje e bën në mbathje, ndërsa e ndërroni duhet t’i thoni:
E ndjeve urinën kur të lagu mbathjet?
Herën tjetër të lutem më trego! Tani të lutem vazhdo të luash! Të dua shumë! Nëse nuk e ka bërë gjatë shëtitjes, sapo të ktheheni në shtëpi uleni në uturak.
Gjatë darkës ndiqni të njëjtën rutinë si ditët e tjera. Hani darkë, laheni dhe vishini pizhamat, lexoni një përrallë dhe më pas mbajeni uturakun pranë, pasi fëmija mund të dojë të urinojë në momentin që bie në qetësi.
Uleni fëmijën në uturak dhe i thoni se të gjithë njerëzit para gjumit i thonë “natën e mirë” urinës së ditës. Kjo duhet të bëhët një rutinë për të.
Para gjumit duhet t’i vendosni fëmijës bebelinën, pasi ai duhet të mësojë të kryejë nevojat e tij në uturak gjatë ditës dhe më pas gjatë natës. Ju në fund të javës duhet të vlerësoni ecurinë e fëmijës tuaj, dhe nëse e shikoni se fëmija ka qënë jo i gatshëm për të bashkëpunuar dhe ka qarë në shumë momente, atëherë ju duhet të provoni sërish pas një muaji.
Dita e dytë
Sapo fëmija të zgjohet hiqjani bebelinën dhe e lini pak minuta të lirë para se ta ulni në uturak, pasi ai mund të jetë akoma i përgjumur. Më pas ofrojani uturakun në mënyrë që ai të kuptojë se dita nis duke urinuar!
Më pas vazhdoni ditën duke qëndruar në shtëpi me fëmijën zhveshur dhe duke i kujtuar shpesh organit gjenital të fëmijës se duhet të bëjë shumë urinën në uturak. Edhe sot ju duhet të kuptoni momentet kur fëmija ka nevojë të shkojë në banjo dhe ta ulni në uturak, duke i dhënë në dorë një libër apo lodër. Nëse e bën diku nëpër shtëpi, pastroheni pa u ankuar, dhe mund t’i thoni fëmijës vetëm kaq: “Të lutem mund ta bësh në uturak herën tjetër, djalosh”?
Ju duhet të përpiqeni të gjeni momentet kur fëmija juaj defekon, dhe më pas t’ja vendosni në dukje edhe atij duke i thënë: “Mendoj se trupit tënd i pëlqen të defekojë (mund të përdorni edhe fjalë më të thjeshta që fëmija t’i kuptojë) pas mëngjesit/drekës/darkës, për këtë arsye duhet të ulemi në uturak në atë moment.
Para se ta vendosni në krevat ju duhet t’i vendosni bebelinën dhe më pas ta lavdëroni për arritjet që ka bërë gjatë ditës.
Dita e tretë
Në këtë pikë uturaku duhet të konsiderohet pjesë e jetës të përditshme.
Dita duhet të këtë pak a shumë këtë organizim:
7:00-8:00 Zgjimi, hiqet bebelina dhe bëhet ulja në uturak brenda 5 minutash;
8:30-9:00 Larja dhe ngrënia e mëngjesit;
9:00-9:30 Larja e dhëmbëve dhe veshja;
9:30-13:00 Shëtitje ose lojë në shtëpi, ndërkohë pas 1 ore ose 1 ore e gjysëm mund t’i kujtoni fëmijës se duhet të ulet në uturak;
13:00-13:30 Uleni sërish në uturak dhe më pas ofrojini drekën;
14:00-15:15 Uleni në uturak para se ta vendosni në gjumë. Para gjumit mund t’i vendosni bebelinën. Gjumi mund të zgjsë 1 orë e një çerek;
15:45 Zgjoni fëmijën dhe hiqjani bebelinën. Uleni në uturak dhe lereni për 3-4 minuta;
16:00-18:00 Shëtitja e pasdites. Uleni në uturak para dhe pas saj;
18:30-19:00 Larja e duarve dhe ngrënia e darkës. I thoni fëmijës sa krenare jeni për të. Pas darkës lereni të luajë i qetë;
19:30 Uleni në uturak dhe më pas i bëni banjë;
20-20:30 I lexoni një përrallë ose i vendosni kukullat në tv, më pas uleni në uturak;
Nga ora 20:30 dhe në vazhdim e çoni fëmijën të lajë dhëmbët, të ulet sërish në uturak dhe më pas i vendosni bebelinën.
Në fund të ditës duhet të bëni sërish një vlerësim të gjendjes. Ju nuk duhet të harroni se që fëmija të arrijë të bëjë gjithçka vetë duhet kohë dhe ju duhet të jëni të duruara.
Mbani mend
Nëse fëmija juaj nuk duket i interesuar për këtë proçes dhe ju po kaloni më shumë kohë duke pastruar dyshemenë, duhet ta ndërprisni dhe të provoni sërish muajin tjetër. Nëse ndodhin incidente, por duket se fëmija po bën progrese atëherë jeni në rrugën e duhur. Në fund të 7-të ditëve, qe plani të quhet i kompletuar, duhet që fëmija të kete kryer nevojat e tij në uturak në 90% të rasteve.

Lexoni edhe: Cfare duhet te bejme nese femija e kerkon serish bebelinen? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X