Si ta minimizojmë stresin e fëmijëve në çerdhe?

0 0

Frekuentimi për herë të parë i çerdhes shënon ndarjen e parë të fëmijës nga familja dhe për këtë arsye përfaqëson hapin e parë drejt autonomisë, maturimit, eksplorimit dhe evolucionit. Për më tepër, ajo përfaqëson përvojën e parë të socializimit me botën e jashtme, e cila e vendos fëmijën në krizë sepse përfshin një krahasim me fëmijët e tjerë, marrëdhëniet me njerëz të ndryshëm nga nëna, si figura e edukatores dhe përshtatja me stilin edukativ dhe me rregullat e një komuniteti. Një marrëdhënie e mirë me edukatoren është e mjaftueshme për t’i bërë fëmijët ta jetojnë këtë kapërcim me më pak stres.

Marrëdhëniet personale janë pozitive

Një studim i botuar mbi Shkencën e Parandalimit nga Bridget Hatfield, i Universitetit Shtetëror të Oregonit dhe Amanda Williford, një ekspert në Universitetin e Virxhinias, i kushtoi një kohë ndërveprimit me secilin prej fëmijëve individualisht. Krijimi një marrëdhënieje të kujdesshme me ta dhe përgjigja në mënyrë të ndjeshme të kërkesave të fëmijës, mund të ndihmojë për të pasur më pak stres.

Matja e kortizolit

Për të arritur këtë përfundim, hulumtuesit matën nivelet e kortizolit, hormonit të  stresit, në pështymën e fëmijëve që kishin ndërvepruar ndryshe me mësuesin. Tashmë në të kaluarën studimet e tjera kanë treguar se mjedisi që krijohet në çerdhe e kopsht mund të jetë shumë stresues për të vegjlit, me ndikim të rëndësishëm në të ardhmen.

Megjithatë, hulumtimet e reja kanë treguar se përkushtimi i kohës ekskluzive për fëmijët individualisht ka efekte pozitive në nivelin e tyre të stresit, por, ajo që me të vërtetë e bën dallimin, është cilësia e kësaj kohe.

Një investim për të ardhmen

Sipas Bridget Hatfield, marrëdhëniet pozitive midis mësuesve dhe fëmijëve janë të rëndësishme, sepse ajo që mëson një mësues në klasë, mënyra se si sillet, pozitiviteti dhe mbështetja e saj, kanë një ndikim të madh te fëmijët dhe shëndeti i tyre. Kalimi vetëm 5 minuta, një herë në javë, në një bashkëveprim tek e tek me një fëmijë mund t’ju ndihmojë të njihni atë, të zbuloni se çfarë mendon dhe për çfarë mund të jetë i interesuar. Ky investim mund t’i mundësojë fëmijës të kapërcejë momente të vështira më vonë gjatë viteve.

Me pak fjalë

Pagjumësia, agresioni, nervozizmi, dhimbjet e kokës dhe çrregullimet e sjelljes janë vetëm disa nga këmbanat e alarmit që mund t’ju bëjnë të kuptoni se një fëmijë po vuan nga stresi.

Lexo edhe: Si te verpoj kur femija nuk pershtatet dot ne cerdhe?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X