Si ta mesojme femijen te pije me gote

0 0

Nëse fëmija juaj është 12 muajsh dhe deri tani ka pirë lëngje me biberon, është momenti që kjo të ndryshojë, është momenti i përshtatshëm që fëmija juaj të fillojë të pijë me gotë. Sipas ekspertëve fëmija nuk duhet të pijë me biberon pas muajit të 12-të, kjo sepse rrjedhja e ngadaltë e lëngjeve nga biberoni nënkupton që fëmija do të mbajë për një kohë të gjatë thithin e biberonit në gojë, i cili mund të shkaktojë kariesin dentar. Gjithashtu, pirja me biberon në një kohë shumë të zgjatur mendohet se mund të shkaktojë edhe probleme në të folurin e fëmijës, kjo pasi thithi i biberonit mund të pengojë lëvizjen e gjuhës, duke e bërë të folurën më të vështirë. Ju gjithashtu duhet të dini se duke e bërë fëmijën të pijë me gotë apo filxhan do ta ndihmoni fëmijën në forcimin e muskujve të përtypjes, e cila është një aftësi shumë e rëndësishme që do të ndihmojë në konsumimin e ushqimeve të ngurta.
Është një ide shumë e mirë të inkurajoni fëmijën tuaj të praktikohet për të pirë në gotë që në momentin që fillon të hajë ushqime të ngurta, pra rreth muajit të 6-të.

Nëna duhet të jetë shumë e vendosur

Para se nëna të jetë e ndërgjegjshme rreth benefiteve të mospirjes me biberon, duhet të jetë e ndërgjegjshme që nuk duhet të dorëzohet. Kjo nënkupton që ajo nuk duhet të dorëzojë biberonin në dorën e fëmijës edh nëse ai qan dhe proteston me të madhe. Në momentin që vendoset që fëmija nuk do të pijë më me biberon, duhet që të gjithë pjesëtarrët e familjes të jenë dakord dhe në një moment të caktuar të mos kundërshtojnë njëri-tjetrin. Një fëmijë që shikon nënën që insiston që ai të pijë me gotë dhe babain që e toleron në një moment dhe e lejon të pijë me biberon, do ta ketë më të vështirë të shëputet prej tij.

Disa këshilla për ta bërë fëmijën të piëj në gotë:

• Shkoni me fëmijën në një dyqan dhe blini një gotë të bukur dhe të vecantë. Do të ishte shumë ide e mirë ta lejonit ta zgjidhte fëmija të preferuarën e tij.
• Ndoshta do t’ju duhet të provoni disa lloje gotash derisa të gjeni atë që fëmija e pranon më lehtë. Një alternativë do të ishte edhe gota me pipë, në mënyrë që ai të ketë mundësi të thithë.
• Gotat me pipë janë shumë të mira pasi e ndihmojnë fëmijën të pijë ngadalë dhe njëkohësisht nuk krijojnë një kontakt të gjatë të pijes me dhëmbët.
• Sigurohuni që fëmija ka krijuar një kontroll të mirë mbi gotën dhe më pas e lejoni ta mbajë atë pa ndihëm tuaj.
• E hidhni në mbeturinat biberonin e fëmijës tuaj, dhe nëse keni mundësi sajoni një histori në lidhje me zanën apo një personazh tjetër të dashur për fëmijën tuaj, i cili erdhi dhe e morri për ta çuar tek një fëmijë tjetër i porsalindur.
• E lavdëroni me fjalë të bukura sa herë ai pi në gotë. Inkurajoheni sa më shumë edhe para miqve dhe familjarëve tuaj. Komente të tilla si “shikoni sa mirë pi me gotë? Je djalë i madh dhe pi me gotë”, mund të jenë tepër inkurajuese për fëmijën.
• Hani gjithmonë mëngjes bashkë në tavolinë. Në këtë mënyrë ai do të shikojë që ju i pini lëngjet me gotë dhe nuk do të kërkojë të pijë qumështin në biberonin e tij.
Në momentet para do të ishte ide e mirë përdorimi i gotës me pipë, e cila mund të ishte me ngjyra dhe figura të ndryshme. Me kalimin e kohës fëmija do të jetë mësuar me të, dhe pikërisht në këtë moment ju mund t’ja prisni pipën dhe ta ktheni në një gotë normale. Duke qënë se fëmija në fillim mund të paraqesë vështirësi në pirjen e lëngjeve, mund të përfundojë duke e derdhur atë kudo. Ju nuk duhet të shprehni ndjenja nervozizmi, sidomos nëse është ende shumë i vogël.

Lexoni edhe: Si ta mësoj fëmijën të hajë gjërat e duhura?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X