Si ta inkurajoj fëmijën 2-vjeçar të flasë?

0 0

 

Djali im 2-vjeçar nuk thotë më shumë se pesë fjalë, por kupton gjithçka që ne i themi. A ka ndonjë problem me zhvillimin e trij?

Së pari sigurohuni nëse në familjen tuaj ose të bashkëshortit ka pasur persona që kanë folur me vonesë. Nëse asnjë nga ju nuk e ka pasur këtë problem, ndani këtë shqetësim me pediatrin e fëmijës suaj.

Ndërkohë, inkurajoni sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi, gjuhën e folur. Mos u përgjigjni menjëherë kur fëmija këkon diçka përmes shenjave. Për shembull nëse bën me gisht nga qumështi, mos ia jepni menjëherë por pyeteni “A do qumësht?”. Nëse ai pohon pa fjalë, përsërisni ju “Po mami dua qumësht” dhe prisini reagimin e fëmijës.

Nëse fëmija qan e bërtet, prisni me durim dhe mos bëni asgjë. Kur të jetë qetësuar, përsërisni sërish “Po mami dua qumësht”.

Nëse fëmija thotë qoftë edhe një fjalë, shpërblejeni përpjekjen e tij duke i dhënë qumështin.

Nxiteni gjithashtu që të përsërisë fjalët. Për shembull mund t’i tregoni një libër me figura dhe të thoni vazhdimisht emrat e tyre duke pyetur fëmijën për shembull “A e sheh fluturën? A mund të thuash flutura?”.

Inkurajoni të gjithë anëtarët e familjes të përdorin të njëjtën strategji. Nëse nuk vini re përmirësime, kërkoni ndihmën e specalistëve sepse fëmija mund të ketë nevojë për shërbime specifike për të ndihmuar zhvillimin e gjuhës së tij.

Lexo edhe: Femijet mesojne te flasin duke degjuar njeri-tjetrin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X