Të gjithë jemi të prirur të mendojmë se aksidentet nuk do të na ndodhin neve dhe aq më pak fëmijët, të cilët përkujdesjen për veten e tyre e kanë në nivele më të ulta. Ndaj asnjëherë mos e lini vetëm fëmijën ndërsa luan në kopësht apo edhe kur jeni duke i bërë një banjo… Këto janë 7 këshilla për ta bërë shtëpinë tuaj më të sigurt për fëmijën.
Sipas spitalit pediatrik të Romës, “Bambino Gesu”
· Në momentin që e vendosni fëmijën në shtrat për të fjetur nuk duhet të mbushni shtratin me arushë dhe batanije, e vendosni të flejë në shpinë dhe mos konsumoni duhan. Ulni kështu rrezikun e mbytjes së fëmijës në gjumë.
· Përdorni lodra të një cilësie të mirë dhe prej materiali jo toksik. Kujdes me tullumbacet!
· Në momentin që jeni duke i bërë banjo fëmijës nuk duhet ta lini asnjëherë vetëm dhe duhet të kontrolloni me kujdes temperaturën e ujit. Ndryshe fëmija mund të digjet apo mbytet.
· Në sallon duhet të vendosni rrethime në zonat e rrezikshme si për shembull shkallët që mund të gjenden atje, pranë tavolinave të mëdha. Kujdes me përdorimin e televizorit, largësia e duhur është 5 herë sa gjërësia e televizorit.
· Bëni kujdes në kuzhinë me objektet që shkaktojnë zjarr, detergjentët dhe objektet me majë. Kujdesi maksimal duhet sidomos kur soba është në punë dhe sipër saj zien ushqimi. Kujdes me temperaturën e ushqimeve dhe gjërat e nxehta që vendosni në tavolinë.
· Objektet e vogla janë një rrezik i madh mbytje për fëmijën. Mos i lini në vende që fëmija mund t’i arrijë objekte të tilla si monedha, bateri, lodra të vogla etj.
· Kujdesi duhet të jetë maksimal edhe në ballkon apo oborr. Ato janë vende për t’u argëtuar por edhe për të shkatërruar trauma të ndryshme fizike. Në ballkon montoni tenda rrjete ndërsa në oborr mos e lini të luajë asnjëherë vetëm fëmijën.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu