Si ta bëjmë fëmijën të pushojë në një situatë delikate? “Shshsht” nuk funksionon!

0 0

Ju mund të dëgjoni këmbë që ngjiten nëpër shkallë, pastaj dera hapet pa trokitur. Janë fëmijët tuaj në një kohë të papërshtatshmë ndërkohë që ju mund të jeni në një lidhje “Zoom” për punën tuaj. Është momenti më i keq që fëmija t’ju ndërpresë dhe s’duhet të ndodhë në asnjë mënyrë. Ju nuk keni asgjë çfarë të bëni, veçse t’ja bëni me gisht “shshsht”.

Një shenjë e tillë mund të funksionojë njëherë, ose maksimumi dy, si një kujtesë e shpejtë se çfarë duhet të bëjë fëmija, por nuk është një veprim i qëndrueshëm. “Ata do të mësohen dhe një shshsht nuk do të ketë asnjë peshë”, thotë Philip Zelazo, profesor i zhvillimit të fëmijëve në Universitetin e Minesotës.

Problemi më i madh është se kjo i jep fëmijëve pikërisht atë që duan: “vëmendjen”. Bëhet një shpërblim dhe një inkurajim për më shumë ndërprerje, thotë Abigail Gewirtz, profesore e shkencës familjare dhe zhvillimit të fëmijëve në Universitetin e Minesotës dhe autore e librit “Kur bota ndjehet si një vend i frikshëm”. Në fund të fundit, keni nevojë për një plan. Pa një të tillë, nuk jeni assgjëkundi. “Janë fjalët tuaja kundër dëshirave të fëmijës tuaj. Të thënit jo, apo pusho nuk janë mënyra afatgjata”, thotë Zelazo.

Por “shshsht” mund të jetë nisja juaj. Përdoreni atë, dhe më pas bisedoni me fëmijën tuaj. Shpjegojini se keni nevojë për qetësi kur jeni e zënë me punë. Pastaj merrni fëmijën tuaj si bashkëpunëtor për të krijuar një zgjidhje. “Shshsht” një lojë fuqie dhe nuk bën asgjë për të zhvilluar autonominë e tyre, thotë Zelazo. Ju dëshironi që ata të jenë në gjendje të angazhohen vetë në një aktivitet. Më shumë se kaq, ju doni që ata të dëshirojnë ta bëjnë atë.

Të bërit “sikur” mund të jetë zgjidhja

Jini të drejtpërdrejtë dhe tregojini fëmijëve tuaj se qëllimi është heshtja, por krijoni një mister me planin tuaj. Mund t’i thoni që të dy jeni agjentë sekretë dhe kur jeni në telefon, ata duhet të jenë të qetë në mënyrë që askush të mos e dijë vendndodhjen tuaj. Fëmijëve tashmë u pëlqen të pretendojnë dhe duke e bërë ngjarjen  intriguese, qëndrimi në qetësi nuk është një detyrë, por pjesë e një loje”, thotë Zelazo.

Nëse agjentët sekretë nuk funksionojnë, provoni një superhero. Fëmijët tuaj marrin tipare që mund të mos besojnë se i kanë dhe ky lloj pretendimi mund t’i ndihmojë ata të mendojnë më me fleksibilitet dhe të zgjasin më shumë me një detyrë të vështirë. Superheroi siguron një udhëzues dhe kornizë që ata të qetësohen. “Nëse Supermeni mund ta bëjë këtë, dhe unë jam Supermeni, unë mund ta bëj atë”, thotë Zelazo.

Ju gjithashtu keni nevojë për shumëllojshmëri, sepse e njëjta gjë nuk do të vazhdojë t’i mbajë ata të qetë. Përsëri, planifikoni me ta dhe përdorni aktivitete që u pëlqejnë më së shumti. Nëse është Legos, tregojuni atyre paraprakisht se nëse jeni në një telefonatë pune, do t’u jepni atyre një sfidë të veçantë. Do të mbani lart një copë letër – një sinjal tjetër të pathënë – të cilin e keni gati dhe që ka një numër në të. Ata duhet të ndërtojnë diçka me kaq shumë pjesë.

Sfida është gjetja e ekuilibrit të duhur. Nëse diçka është shumë e lehtë, ata nuk do të kujdesen ose të mësojnë. Nëse është shumë e vështirë, ata do të zhgënjehen. Por, ka gjithmonë vend për të eksperimentuar. “Ne jemi të kufizuar vetëm nga imagjinata jonë”, thotë Zelazo.

Rregullat dhe praktika

Praktika dhe vendosja e rreguallve është gjithashtu shumë e rëndësishme. Mësojini fëmijëve se ju e keni detyrë të punoni dhe për shembull nëse dera është e mbyllur, ata nuk duhet të hyjnë. Kur ju dëgjojnë duket folur nuk duhet t’ju ndërpresin. Tregoni vendosmëri se nuk do të përgjigjeni nëse ata ju kërkojnë në kundërshtim me rregullat që keni vendosur.

Pastaj të gjitha këto bëjini në praktikë, në formë loje. Provojeni me derën fapur kur fëmija lejohet të hyjë në dhomë, pastaj me derën mbyllur. Provoni të bëni sikur flisni për të treguar që fëmija s’duhet të ndërpresë.

Lexo edhe: Femija juaj nuk bindet? Zgjidhja e duhur eshte…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X