Si nene mendova se e mbrojta femijen nga vaksinat por…

0 0

Catherine është një nënë e cila ashtu si shumë nëna të tjera mendoi se do të ishte më mirë që të refuzonte të vaksinonte fëmijën, kjo si pasojë e shumë “historive” që kishte dëgjuar dhe besuar. Gjithçka që ndodhi më pas e bëri të ndryshonte mendim në lidhje me vendimin që kishte marrë, duke e konsideruar atë si një prej gabimeve që mund të sillte një fund tragjik për fëmijën e saj. Ajo që e bëri të ndryshonte mendim ishte prekja e djalit të saj nga sëmundja e kollës së mirë, gjatë së cilës ai rrezikoi vdekjen. Ndërkaq nëna filloni të bënte apel për të gjithë prindërit duke e publikuar këtë edhe në faqen e saj në facebook “Light for Riley” (dritë për Riley i cili është djali i saj).
Nëna bën apel. Ja çfarë ju ndodh fëmijëve nëse nuk i vaksinoni. Si duhet të shikojë një nënë vaksinimin
1. Në lidhje me shumicën e sëmundjeve të cilat vaksinat i mbajnë larg nuk ekzistojnë trajtime.
2. Ki parasysh simptomat e sëmundjeve, edhe nëse zgjedh të mosvaksinosh fëmijën duhet të dish se meningjiti mund të marrë jetën brenda 24 orëve.
3. Ti që ndoshta shqetësohesh në lidhje me “toksinat” që përmbajnë vaksinat, ndoshta nuk e ke idenë se çfarë mund t’i bëjnë një fëmije toksinat e kollës së mirë.
4. Nëse fëmija juaj preket nga një sëmundje si për shembull kolla e mirë apo fruthi, nuk do të shfaqë simptoma menjëherë, dhe kur ta bëjë këtë të mbajturit larg fëmijëve të tjerë do të jetë pa sukses. Kontaminimi tashmë do të ketë ndodhur.
5. Kur fëmija të rritet do të duhet të japësh një shpjegim bindës se përse e ke lënë të pambrojtur ndaj sëmundjeve aq të rrezikshme.
6. Vaksinat nuk janë perfekte, perfeksioni nuk ekziston as edhe tek një prezervativ që mund të çahet dhe të sjellë një shtatzani të padëshiruar. Ajo që duhet të dini është se një alergji ndaj vaksinës është e pallogaritshme para mbrojtes që i bën fëmijës.
7. Nëse ju jepet rasti pyesni një mjek apo infermiere të repartit të terapisë intensive në lidhje me atë që kalojnë personat e prekur nga këto sëmundje.
8. Kini kujdes kur blini një libër, apo merrni pjesë në një grup kundër vaksinimit. Mund të kenë edhe interesa ekonomike për t’ju bindur t’ju ndjekin.
9. Ndërsa ti po lexon këtë letër ndoshta një fëmijë nën 5 vjeç po lufton kundër një sëmundje të tmerrshme që vaksina mund ta parandalonte. Këto sëmundje janë të rënda, vdekjeprurëse dhe të evitueshme.

A i planifikoni paraprikisht shpenzimet qe mund te realizoni gjate nje muaji bazuar ne buxhetin tuaj familjar?

Loading ... Loading ...

10. Nuk është asnjëherë vonë për të ndryshuar mendim.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X