Si ndikon varferia ne zhvillimin dhe shendetin e femijes?

0 0

Shkalla e varfërisë relative dhe shkalla e hendekut të varfërisë për vitet 2005 dhe 2008 kanë ardhur duke u rritur në të gjithë vendin, veçanërisht në zonën malore, në të cilën janë edhe vlerat më të larta. Thuajse 50% e fëmijëve, nuk jetojnë në mënyrë të shëndetshme. Vetëm 44.4% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit në pesë ditë të javës, ndërsa vetëm 30.7% e fëmijëve kryejnë aktivitete fizike. Sipas INSTAT (2008) 71.8% e familjeve shqiptare, jetojnë në një dhomë me 1 ose 2 persona të tjerë. Janë këto të dhënat që “UNICEF” sjell në formën e një raporti që ka si qëllim evidentimin dhe matjen e mirëqënies së fëmijëve shqiptarë.

Ndërsa sipas Bankës Botërore, gati gjysma e popullsisë shqiptare jeton me 5 dollarë në ditë, një kufi që konsiderohet varfëri nga Banka Botërore, e matur kundrejt nivelit të standardizuar rajonal. Banka Botërore thekson në raportin e saj se pavarësisht rritjes ekonomike pozitive, që vitin e kaluar ka qenë 2.6% dhe pritet në 3.2% këtë vit, zbutja e varfërisë në Shqipëri ka qenë më e dobët sesa në pjesën tjetër të rajonit. Kjo edhe për shkak të uljes së nivelit të pagave, që janë burimi kryesor i të ardhurave për familjet shqiptare. Sipas raportit të Bankës Botërore, në Shqipëri pagat pësuan rënie për periudhën 2010-2014, duke ndikuar direkt ne përkeqësimin e mirëqënies së familjeve shqiptare. Janë këto raportet që Ora neës ka paraqitur sipas të dhënave të nxjerra nga kjo bankë në vitin 2016 për vendin tone.

Por si ndikon kjo varfëri në shëndetin e fëmijës?

Të rritësh një fëmijë në varfëri e bën gjithçka më të vështirë, duke bërë që edhe aftësitë e tyre të jenë disi më të kufizuara. Sipas “Healthychildren”, fëmijët që rriten në familje me mundësi jo të mira ekonomike do të jenë më të prirur për të pasur probleme serioze me shëndetin.

Cfarë nënkuptojmë më saktësisht?

  • Fëmija do të jetë një peshë më të vogël në lindje. Kjo shkaktohet nga një ushqyerje jo e mirë e nënës si edhe duhanpirja. Këta fëmijë do të jenë më të prirur për të pasur nevojën e qëndrimit më të gjatë në spital, të kenë probleme me rritjen, të zhvillojnë sëmundje gjatë fëmijërisë, të kenë probleme në të mësuar si edhe zhvillim.
  • Fëmijët e lindur në familje të varfëra janë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje kronike si për shembull astma. Kjo shkaktohet nga kushtet e këqija në të cilat janë të detyruar të jetojnë , ekspozimi ndaj duhanit të një cilësie jo të mirë etj.
  • Mundësia për obezitet dhe presion të lartë të gjakut është tepër i madh. Kjo shkaktohet nga lojërat e pakta që ata zhvillojnë në park apo kënd lojërash.
  • Rreziku për aksidente është më i lartë. Këta fëmijë jetojnë në shtëpi të cilat në shumë raste nuk janë një strehë e sigurt. Shpesh ata jetojnë edhe si subjekte të dhunës.
  • Këta fëmijë nuk kanë një ecuri të mirë në mësime. Në lidhje me këtë aspekt ndikon mungesa e arsimit tek prindërit si edhe pamundësia për të blerë librat apo sendet e tjera të shkollës.
  • Janë më të ekspozuar ndaj stresit. Të jesh i varfër të bën të jetosh çdo ditë me stres dhe kjo e dëmton shëndetin mendor të fëmijës.

Sot shumë fëmijë në botë jetojnë në varfëri edhe pse mund të jenë jo më të mëdhenj se 5 vjeç. Është e dhimbshme të mendosh se jeta për ta nis dhe zhvillohet në këtë mënyrë, prandaj humanizmi duhet të jetë në shkallë më të lartë. Shoqëria jonë duhet të sensibilizohet dhe të ofrojë ndihmën e tyre, të lehtësohen sadopak vështirësitë e tyre gjatë përditshmërisë. Është e rëndësishme të mbrojmë shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës, por është gjithashtu shumë e rëndësishme t’ju bëjmë thirrje çifteve të reja të informohen më tepër rreth planifikimit familjar, të përdorin metodat mbrojtëse moderne të cilat organizata të posaçme i ofrojnë në çdo moment.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X