Si ndikon marijuana në spermën e burrave dhe shëndetin riprodhues?

0 0

 

Burrat të shqetësuar për pjellorinë e tyre shpesh paralajmërohen që qëndrojnë larg nga përdorimi i marijuanës, e cila ka qenë e lidhur me uljen e sasisë së spermës në kërkimet e mëparshme. Por një studim i ri i më shumë se 600 meshkujve sugjeron që një përdorim i vogël i kanabisit në të vërtetë nuk mund të jetë aq i keq për shëndetin riprodhues të meshkujve: Në fakt, pjesëmarrësit e studimit që kishin kobsumuar marijuanë në një moment në jetën e tyre kishin përqëndrime shumë më të larta të spermës se ata që nuk kishin përdorur kurrë drogë.

Rezultatet ishin surprizë për hulumtuesit. Në studimet e mëparshme ka rezultuar se marijuana kishte ndikim negativ në prodhimin e spermës, megjithëse shumica e tyre ishin shumë të vogla, përdorën modele të kafshëve ose u përqendruan tek njerëzit me histori të abuzimit me drogat.

Për këtë studim, hulumtuesit mblodhën 1,143 mostra sperme nga 662 burra, me një moshë mesatare 36 vjeç ndërmjet viteve 2000 dhe 2017. Pjesëmarrësit kishin shkuar për trajtim në një klinikë fertiliteti në Boston sepse ata nuk ishin në gjendje të konceptojnë me partneret e tyre në muajt e fundit. Të gjithë burrat iu përgjigjën pyetjeve rreth përdorimit të marijuanës dhe rreth gjysma gjithashtu ofruan mostra të gjakut që u analizuan për nivelet e hormoneve riprodhuese.

Rreth 55% e meshkujve pranuan që kishin përdorur marijuanë të paktën dy herë në jetën e tyre, 44% në të kaluarën. Vetëm 11% thanë se ishin konsumatorë aktualë të marijuanës.

Ata që kishin marrë marihuanë kishin përqëndrime mesatare të spermës prej 62.7 milion spermatozoidë për mililitër të ejakuluar, ndërsa burrat që kurrë nuk kishin konsumuar kishin një mesatare prej vetëm 45.4 milion / ml. Të dyja këto shifra konsiderohen normale.

Vetëm 5% e konsumuesve të marijuanës kanë pasur përqëndrime të spermës nën këtë prag normal, në krahasim me 12% të atyre që nuk konsumonin. “Këto gjetje të papritura nga studimi theksojnë se dimë shumë pak për efektet e marijuanës në shëndetin riprodhues.

Por është e mundur, thonë autorët në studimin e tyre, se faktorë të tjerë të panjohur mund të luajnë ende një rol.

Lexo edhe: Si ndikon lloji i mbathjeve te burrave ne pjellorine e tyre?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X