Si ndihet femija juaj pasi vjen ne jete bebi tjeter?

0 0

Ardhja në jetë e një fëmije sjell shumë ndryshime në familje, dhe një nga shqetësimet më të shpeshta të prindërve lidhet me reagimin apo ndjenjat e fëmijës së “madh”. Si do të veprojë ai? Do të jetë xheloz? Si t’ja shpjegoj se tashmë do të rriten bashkë? Janë këto disa nga pyetjet më të shpeshta që fillojnë të lindin në mendjen e nënës apo babait.

Çfarë ndodh në të vërtetë me fëmijën pas lindjes së bebes?

Është normale që ai të ndiejë xhelozi, ajo është një ndjenjë që do të lindë natyrshëm tek fëmija. Nuk duhet të ndiheni të çuditur nga fakti se ai dëshiron të jetë i vetëm, pasi e percepton ardhjen në jetë të një fëmije tjetër si diçka që do ta largojë nga ju, do të marrë dashurinë e familjaëve. Pra nuk është çudi që ai të kërkojë më tepër vëmendje nga ju ndërsa bebi ka ardhur në jetë.

Zemërimi që fëmija i parë shpreh ndaj fëmijës që sapo ka ardhur në jetë nuk duhet të konsiderohet si një refuzim që ai bën ndaj “rivalit” por si një mënyrë për të kërkuar siguri nga ju, ai kërkon që ju t’i tregoni se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se ju nuk e keni “harruar” dhe as nuk jeni duke e “refuzuar”. Dhe ju duhet të bëni pikërisht këtë, ta siguroni se të pasurit e një motre apo vëllai përbën një avantazh.

Humbje e ekskluzivitetit

Deri tani ai ka qënë në qendër të vëmendjes, pra ka pasur ekskluzivitetin e të qënit i pari në të gjitha veprimtaritë e familjes. Ai tashmë do të fillojë të mendojë se nëna dhe babai nuk janë më vetëm të tijët, dhe kjo do të jetë një ndjenjë e dukshme edhe ndërsa prindërit do të bëjnë të pamundurën t’i tregojnë rëndësinë që ai ka për ata. Ai mund të fillojë të bëjë regresion (kthim mbrapa) në sjellje si për shembull të thithë gishtin, të urinojë në shtrat apo të defekojë në të mbathurat. Por sjelljet regresive mund të mos shfaqen vetëm në nivel fizik por edhe psikologjik. Ai mund të shfaqë veprime të dhunshme tek fëmija por edhe mund të vihen re shprehje të tilla si “është një fëmijë i shëmtuar”, “nuk e dua”, ”t’ja dhurojmë dikujt tjetër”, “mami hiqe nga shtëpia” etj.

Këto shprehje nuk duhet të perceptohen si një “ligësi” nga bebes, por si një sjellje që buron nga xhelozia të cilën fëmija nuk është në gjendje ta shprehje në mënyrën e duhur me fjalë. Është detyra juaj si prindër të studioni mirë sjelljen e fëmijës dhe më pas ta ndihmoni duke mos e lënë në asnjë mënyrë pas dore dhe nëse qan duhet të veproni menjëherë duke i dhënë kujdesin për të cilin ka nevojë.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X