Si ia dola të vë në gjumë me sukses binjakët?

0 0

Një nga problemet më të më mëdha me të cilat përballet një nënë e re, në ditët e para të ardhjes së fëmijës në jetë është mungesa e gjumit. Ky problem bëhet dyfish më i vështirë nëse nuk jeni bekuar vetëm me një, por me dy fëmijë njëherësh. Nëna e dy binjakëve tregon përjetimet e saj lidhur me gjumin, pas lindjes si dhe mënyrën si e gjeti zgjidhjen.

Rrëfimi i nënës së binjakëve

Netët pa gjumë ishin ndoshta pjesa më e vështirë e të qenit nënë e fëmijëve binjakë dhe veçanërisht përpjekja për t’i ushqyer ekskluzivisht me gji të dy. Rreth muajit të katërt ose të pestë zbulova një mënyrë që unë të mund të flija duke i pasur të dy në gji, me teknikën e qëndrimit shtrirë të dyfishtë.

Kjo është e mundur vetëm kur ata janë mjaftueshëm të rritur e të aftë për të mbajtur kokën vetë, duke rritur mundësinë që mamaja të pushojë në të njëjtën kohë. Foshnjat ishin në gjendje të flinin shumë më lehtë në këtë mënyrë ndërkohë që ishin të gjithë bashkë, pranë njëri-tjetrit.

Mungesa e gjumit është vërtet një problem i madh. Ajo shkakton ndryshime të humorit, dobëson imunitetin, probleme me kujtesën, përqendrimin dhe të menduarit. Mund të kalonin ditë që nuk flija, ose mbijetoja me shumë pak orë gjumë.

Për rreth katër muaj, shtrirja për të fjetur në këtë mënyrë ishte rruga e vetme për t’i vënë në gjumë me sukses. Unë fillova të ndaj udhëtimin tim në Instagram sepse doja që mamatë e tjera që kalonin këtë kapitull jashtëzakonisht të vështirë të dinë se nuk janë vetëm dhe se situata do të bëhet mirë me kalimin e kohës!

Lexo edhe: Si ta vendosësh në gjumë fëmijën në mënyrën e duhur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X