Si e përmirësojnë mangot shëndetin tonë?

0 0

Mund t’ju mbrojnë nga kanceri

Mangot kanë shumë lloje të polifenoleve. Këto komponime bimore kanë aktivitet antioksidues që mbrojnë qelizat nga dëmtimi i ADN-së që mund të çojë në sëmundje degjenerative, duke përfshirë diabetin e tipit 2 dhe kancerin.

Nxisin sistemin imunitar

Një filxhan mango siguron rreth një të katërtën e sasisë së nevojshme ditore për vitaminë A, një lëndë ushqyese që është esenciale për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Mungesa e vitaminës është e lidhur me një ndjeshmëri më të madhe ndaj infeksioneve.

Përmirësojnë lëkurën dhe shëndetin e flokëve

Vitamina A në mango është gjithashtu çelësi për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e llojeve të shumta të indeve epiteliale, duke përfshirë lëkurën dhe flokët. Një filxhan mango furnizon gjithashtu rreth 75% të marrjes së përditshme të vitaminës C. Kjo lëndë ushqyese është e nevojshme për të prodhuar kolagjen, një lloj indi që i jep lëkurës elasticitetin dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.

Mund të lehtësojnë kapsllëkun

Në një studim mbi njerëzit me kapsllëk kronik rezultoi se konsumi i mangove është shumë efektiv.

Përmirësojnë e rregullimin e sheqerit në gjak

Duket e pamundur që një ushqim i tillë i ëmbël të përmirësojë sheqerin në gjak, por ky ishte përfundimi i një studimi në Oklahoma State University. Për 12 javë, 20 meshkuj dhe femra hëngrën 10 gramë mango të ngrirë (ekuivalente me rreth gjysmën e një mango të freskët) çdo ditë. Në fund të studimit, pjesëmarrësit kishin nivel më të ulët të glukozës në gjak sesa kur filluan eksperimentin.

Mbrojnë shëndetin e syve

Antioksidantët lutein dhe zeaxanthin të gjetur në mango ndihmojnë sytë tuaj në disa mënyra. Dy komponimet natyrore, të cilat mbrojnë retinën dhe lenten, kanë treguar të rrisin gamën vizuale, pakësojnë sikletin nga dritat e forta, rritin kontrastin vizual dhe zvogëlojnë kohën që duhet të shërohen nga dritat e papërshtatshme.

Lexo edhe: Mango lufton kapsllekun






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X