Shuplakat “edukuese”, 7 motive se perse nuk duhet t’i perdorni

0 0

Në ditët e sotme pothuajse të gjithë prindërit, përfshi këtu edhe ata më të rreptët e dinë se edukimi i fëmijës nëpërmjet dhunës nuk është zgjidhja që duhet të përdorin, ose të paktën e dinë se nuk është një mënyrë e mirë edukumi për fëmijën. Dhe megjithatë ndonjëherë edhe këta prindër hasin shumë vështirësi në rezistimin e  mosdhënies të një shuplake mbi bebelinën apo dorën e fëmijës, sidmos në rastet kur lodhja fizike dhe mendore është shumë e madhe dhe përveç kësaj prindit i duhet të përballet me kapriçiot dhe kokfortësinë e fëmijës, i cili duket se nuk pranon të bindet për asnjë arsye në botë. Nëse dashuria e prindit për fëmijën është e pakufi, durimi sigurisht që e ka një kufi dhe megjithatë prindi në këtë rast duhet të gjejë një mënyrë sa më të qetë për të bindur fëmijën se nuk është duke u sjellë në mënyrën e duhur, duke mos bërë gabimin e të reklamuarit tek fëmija të frustrimit që ai mund të ndiejë për momentin.
Ekzistojnë të paktën 7 motive se përse është e gabuar që prindi të gjuajë fëmijën e tij, të cilat duket nuk e ndihmojnë aspak fëmijën të kuptojë se sjellja që po bën nuk është e pranueshme.
1. Nuk e ndihmojnë fëmijën të kuptojë gabimin që ka bërë
Të gjithë prindërit duhet të dinë se dënimi fizik tek fëmija ka vetëm efekte momentale, pra fëmija pasi është gjuajtur me siguri nuk do të bëjë më kapriçio, por jo sepse e ka kuptuar gabimin por sepse ka frikë nga prindi. Ai do të kuptojë vetëm se nëse nuk ndalon së qari, bërtituri apo kërkuari diçka do të marrë sërish të njëjtin dënim. Pra shuplakat që mund t’i jepen fëmijës kanë veti të ndalojnë gati në mënyrë të menjëhershme sjelljen e gabuar të fëmijës, për t’u ripërsëritur sërish në një moment tjetër. Fëmija në atë moment përqëndrohet vetëm tek shuplaka që ka marrë dhe harron motivin se përse i është dhënë.
2. Ulin vetëbesimin e fëmijës
Shuplakat e përdorura si mënyrë edukuese tek fëmija do të ndikojnë shumë negativisht në rritjen e vetëbesimit të fëmijës. Ndëshkimet fizike i bëjnë fëmijët të ndihen të pasigurt, duke ulur besimin që fëmija ka tek aftësitë e veta. Disa prindër justifikohen duke thënë se mënyrat e dhunshme edukuese janë në të mirë të fëmijës, por në të vërtetë një fëmijë jo i bindur por i ndrojtur nga reagimi i dhunshëm nuk është një fëmijë i edukuar, është thjesht një fëmijë i lënduar nga sjellja agresive e prindit, i cili ka krijuar brenda vetes emocione negative rreth aftësive të tij.
3. Sjellja agresive e bën fëmijën të dhunshëm
Dënimet fizike e bëjnë fëmijën të dhunshëm duke imituar sjelljet e më të rriturve. Ju duhet të mbani mend gjithmonë se fëmija nuk vepron sipas asaj që dëgjon por sipas asaj që shikon. Fëmijët që rriten në mënyrë të dhunshme edukuese kanë tendencë të shfaqin sjellje të tilla jo vetëm në fëmijëri por edhe në të ardhmen.
4. Dënimet fizike e pengojnë zhvillimin e fëmijës
Dënimet fizike e pengojnë fëmijën të jetë kurioz rreth botës që e rrethon duke mos pasur aspak dëshirë për të mësuar gjëra të reja. Një gabim që bëjnë prindërit është edhe gjuajta e fëmijëve në duart e tyre, të cilat duhet të jenë instrument eksplorues, duhet të jenë një objekt të cilat do të ndihmojnë në shuarjen e kuriozitetit të fëmijës dhe jo të jenë një instrument ndëshkues për fëmijën.
5. Ndëshkimi fizik i fëmijës ndikon edhe në aftësitë e fëmijës për të mësuar në shkollë
Sipas një studimi të kryer në universitetin e New Hampshire në vitin 2009, është nxjerrë përfundimi se fëmijët që marrin ndëshkime fizike janë më pak të ngadaltë në të mësuar, kjo pasi dhuna, sado minimale të jetë krijon tek fëmija ndjenja ankthi dhe pasigurie. Fëmija nuk dëshiron të zhgënjejë prindin duke marrë një notë të keqe, por duke qënë nën presion të vazhdueshëm ai arrin deri në atë pikë sa bllokohet.
6. Dhuna poshtëron rolin e prindit
Roli i prindit nuk duhet të bazohet në frikë, por në besim dhe respekt. Të gjuash një fëmijë jo vetëm që nuk është një mënyrë e mirë edukuese, por edhe një mënyrë shumë e gabuar e të ndërtuarit të marrëdhënies prind-fëmijë. Edhe pse pasi e keni gjuajtur fëmijën do të shkoni ta puthni dhe përqafoni, kjo nuk do të mjaftojë pasi ai do të mbajë mend momentin që e keni gjuajtur duke qënë se ka marrë një dhimbje fizike dhe mbi të gjitha emotive, e cila do të qëndrojë më e kthjellët në mendjen e fëmijës krahasuar me çdo gjest tjetër dashurie që mund t’i jepni më pas.
7. Shuplakat janë e kundërta e edukimit
Nëse ju jeni duke i dhënë fëmijës tuaj një shpullë në mënyrë që ai të mësojë të respektojë tjetrin, përse ju vetë nuk e respektoni atë? E dini se shpulla sado e vogël të jetë është e kundërta e konceptit të edukimit? Nuk duhet të harroni në asnjë moment se sjelljet e dhunshme dhe agresive do të krijojnë një karakter të dhunshëm tek fëmija, duke bërë që ai të mos ketë respekt për veten dhe tjetrin.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X