Shtimi i dezinfektuesve vë në rrezik helmimi fëmijët

0 0

Urgjenca e Koronavirusit duket se po vjen duke u zbehur, por ajo që na ka mësuar mbetet shume e pranishme mes nesh. Mbi të gjitha, një higjienë e kujdesshme që përfshin përdorimin e dezinfektuesve për ne dhe shtëpinë. Por kini kujdes: të dhënat në lidhje me periudhën e pandemisë nga Covid-19 kanë sinjalizuar një rritje drastike të rasteve të helmimit aksidental, veçanërisht te fëmijët, të dëshmuar direkt nga numri i lartë i telefonatave në Qendrat e Helmimeve dhe prania në Sallën e Emergjencave pikërisht për për shkak të aksidenteve shtëpiake të këtij lloji, me një rritje prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Alarmi nga spitali Niguarda në Milano

Të parët që ngritën alarmin ishin mjekët e Qendrës së Helmimit të spitalit Niguarda në Milano: shërbimi konsulent i spitalit Milanez mblodhi 65% më shumë kërkesa për helmim nga përdorimi i dezinfektuesve, deri në 135 % më shumë në grupmoshën nën 5 vjeç.

Më shumë kohë në shtëpi

Arsyet janë dukshëm të ndryshme dhe në mesin e tyre duhet të renditet edhe fakti që fëmijët kanë qëndruar në shtëpi 24 orë në ditë, veçanërisht kur janë të vegjël, kalojnë shumë kohë duke eksploruar dhe eksperimentuar me rezultate shpesh negative. Përgjegjësia në këtë rast mbetet e prindit, pasi lënia e larësve dhe dezinfektuesve në dispozicion të të vegjëlve mund t’i shtyjë ata të eksperimentojnë, duke shkaktuar dëmtim të lëkurës, syve dhe helmim nëse gëlltiten: këto produkte prandaj duhet të mbahen larg fëmijëve, ndoshta mund të konsideroni edhe mundësi ë në një dollap me kyç.

Së fundmi, kushtojini vëmendje mënyrës se si trajtohen produktet: Sanitizuesit dhe dezinfektuesit duhet të përdoren gjithmonë siç rekomandohet në etiketë dhe nëse këshillohet të përdoren duke veshur doreza, është mirë që gjithmonë ta bëni këtë për të shmangur acarimet dhe djegiet në lëkurë.

Mos tentoni të bëni vetë dezinfektues

Asnjëherë mos i përzieni produktet së bashku, mbase në një përpjekje për t’i bërë ato më të fuqishme: rreziku i një reagimi negativ të kimikateve rritet, duke lëshuar gazra irritues ose toksikë, të cilët kur thithen, mund të shkaktojnë probleme serioze në frymëmarrje, veçanërisht nëse ekspozimi zhvillohet në dhoma të mbyllura. Duhet pasur kujdes që të mos përdorni produkte acide me ujë shumë të nxehtë, sepse avujt që lëshojnë mund të jenë toksikë. Më në fund, është më mirë të hapni gjithmonë dritaret kur përdorni produktet në mënyrë që molekulat e paqëndrueshme të dalin jashtë.

Nëse fëmija ka gëlltitur një dezinfektues, është e rëndësishme të mos përhapni panik, por menjëherë të telefononi Qendrën e Kontrollit të Helmimeve dhe të ndiqni me përpikëri udhëzimet e mjekut. Kini kujdes që të mos e hidhni paketimin e produktit të gëlltitur, i cili mund t’i japë informacion të dobishëm mjekut për trajtim.

Lexo edhe: Tharja e duarve me letër apo pajisje me ajër, cila është më e sigurt për mikrobet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X