Tharja e duarve me letër apo pajisje me ajër, cila është më e sigurt për mikrobet?

0 0

Në këto muaj të gjatë ne kemi mësuar të lajmë duart, shpesh dhe me kujdes, duke këmbëngulur se 40-60 sekondat e larjes janë ato që bëjnë ndryshimin. Por nëse tashmë jemi të qartë për ujin dhe sapunin, tek pjesa e tharjes, kemi ende disa paqartësi, sidomos në vendet publike.

Vendet publike

Tani që kemi filluar përsëri të frekuentojmë bare dhe restorante, palestra dhe pishina. Përgjigjja vjen nga një studim i Universitetit Britanik të Leeds, i paraqitur në kongresin Eccmid të mikrobiologjisë klinike dhe sëmundjeve infektive, sipas të cilit është më mirë të thani duart me letër sesa nën pajisjen me ajër. Sepse, siç theksojnë autorët, tharja e duarve është e rëndësishme për të minimizuar përhapjen e mikrobeve të rrezikshme, përfshirë koronavirusin.

Krahasimi i dy metodave

Eksperimenti për të kontrolluar ndonjë dallim midis dy metodave të tharjes u krye në banjën e një spitali: katër vullnetarë i infektuan duart me një bakteriofag, një virus i padëmshëm për njerëzit. Pas ndotjes, vullnetarët i lanë duart shpejt dhe me shpërqendrim, siç ndodh zakonisht, dhe pastaj i thanë, dy me letër dhe dy me ajër. Duke matur ndotjen bakteriale në duar, në veshje dhe gjithashtu në objektet e prekura, u zbulua se virusi ishte sigurisht i pranishëm në një masë më të vogël pas tharjes, por me një ulje të rreth 1.000 njësi virale për letrën dhe vetëm 100 për pajisjen e tharjes me ajër.

Duke analizuar sipërfaqet, ndotje e konsiderueshme u zbulua në 10 raste nga 11, ku kishte pasur kontakt me duar të thara nga ajri, me një ngarkesë bakteriale dhjetë herë më të madhe se duart e thara me letër. Edhe në veshje, ngarkesa bakteriale u gjet pesë herë më e qëndrueshme për ata që kishin përdorur pajisjen me ajër për të tharë duart.

Ta dini!

Edhe në shtëpi, nëse nuk i thani duart me letër por me një peshqir, është më mirë që gjithmonë të keni një personal, ta ndryshoni atë shumë shpesh dhe ta lani në lavatriçe të paktën 40° C.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X