Shtatzania nuk eshte nje semundje, jetojeni ate qetesisht

0 0

Mund të ndodhë që ta kesh pritur me shumë ankth shfaqjen e vijës së dytë në testin e shtatëzanisë dhe në momentin që kjo ndodh shfaqen edhe simptomat e para. Gruaja fillon kërkon të qëndrojë shtrirë, të mos bëjë asgjë, të mos shkojë në punë, pra të mos jetë më aq aktive sa më parë në jetën e përditshme, dhe kjo gjë mund të bëhet edhe më e theksuar nëse shtatëzania ka vite që pritet me padurim.
Por, shtatëzania nuk është një sëmundje!
Dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë, përveç rasteve kur vërtet është e nevojshme të hiqni dorë nga disa aktivitete të caktuara. E madje nuk duhet as ta teproni me kontrollet tek mjeku. Njoh gra shtatëzëna që shkojnë me nxitim për një ekografi edhe pas një dhimbje të vogël dhe aspak domethënëse të barkut. E dini se në të vërtetë të konsideruarit e shtatëzanisë si një sëmundje do të ndikojë negativisht në emocionet tuaja? E dini se pas çdo mendimi negativ që do të keni në mendjen tuaj do të pasojë edhe një tjetër, dhe më pas edhe një tjetër dhe kështu e rradhë?
Të qënit aktive!
Kur para teje shfaqet një përvojë e re, sado pozitive të jetë, frika dhe ankthi do të jenë ato që do ta shoqërojnë, dhe duke qënë kështu gruaja shfaq një tendencë “dembelizmi”, duke hequr dorë nga të qënit aktive. Dhe pikërisht këtu fillon gabimi. Ju jeni sërish e njëjta grua që ka qënë dhe nëse mendoni se tani energjitë tuaja nuk janë më si më parë, se lodheni pas çdo veprimi të vogël, gaboheni! Të qënit aktive do t’ju mbushë me energji, por sigurisht që edhe veprimtaria duhet të kryhet brenda disa limiteve të caktuara, në mënyrë që të mbahet nën kontroll ecuria e mirë e shtatëzanisë. E keni provuar ndonjëherë të qëndroni shtrirë në një divan dhe të mos çoheni për orë me rradhë? Mendoj se po! Dhe në këtë rast besoj se e kuptoni se çfarë ndjesie përtaci ju sjell kjo gjë, dhe bashkë me të vijnë edhe mendimet negative të cilat shkaktojnë ankthin, dhe pikërisht ankthi është armiku më i madh i kësaj eksperience të bukur të gruas.
Përtej “qortimeve”
Shtatëzania është kthyer në një sëmundje për shumë gra. Këto gra janë pikërisht ato që pasi mësojnë se presin një fëmijë hyjnë në panik total ku presin në çdo moment të ndodhë diçka. Por pse duhet ta jetoni shtatëzaninë në mënyrë pasive? Pse duhet të prisni që dikush t’ju informojë se jo gjithmonë keni të bëni me një problem? Pse duhet të jetë mjeku gjinekolog dhe çfarë ai do t’ju thotë në qendër të çdo mendimi që ju keni? Në vend që të keni “uri” për të kryer sa më shumë vizita dhe analiza që ndonjëherë nuk janë aspak të nevojshme (përveç atyre që ju këshillon mjeku), do t’ju këshillonim të jetonit në harmoni me natyrën, sepse nuk ka gjë më natyrale se shtatëzania dhe vetë lindja. Dhe nëse vërtet diçka nuk shkon, të jeni të bindura se do ta kuptoni edhe pa qënë në pritje të saj gjithmonë sepse instikti i nënës lind dhe zhvillohet brenda jush bashkë me fëmijën që mbani në bark.

Lexoni dhe: Ja si te jetoni nje shtatezani te qete 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X