Kur lind instikti i nenes?

0 0

Instikti i nënës është një aftesi personale e cila ose ekziston ose jo tek dikush , dhe askush nuk mund t’i mësojë një gruajë si të dojë dhe mbrojë fëmijën e saj. Gjithçka konsiderohet si tepër e veçantë, pra në momentin që nëna shikon beben e saj përjeton një dashuri të madhe për të, fillon të ndizet një “shkëndijë” pra brenda saj ekziston instikti i nënës.

Kur fillon të marrë jetë instikti i nënës?

Instikti i nënës apo babait nuk është diçka që mësohet në shkollë, as nëpërmjet një trajnimi specifik, ne lindim me këtë aftësi. Megjithatë ndonjëherë instikti ringjallet në momentin që shohim fëmijen në momentin e parë, dhe ndonjëherë pak kohë pas lindjes, kur kuptojmë se ajo qënie e pambrojtur është pjesë e jona. Instikti shpërthen pas lindjes së fëmijës dhe prindërit do të mundohen të mbrojnë fëmijën në çdo moment. Ndjenjat pozitive përshkojnë nënën dhe babain të cilët do të ndihen të mrekulluar pas 9 muajsh pritje.

Ndryshimet e një gruaje

Pikërisht në momentin që fillon të zgjohet instikti i nënës qëllimi juaj do të jetë të doni dhe mbroni fëmijën për gjithë jetën, dhe ndoshta edhe ju vetë do të çuditeni kur të zbuloni këtë ndjenjë të re brenda vetes tuaj, një ndjenjë që ndoshta nuk e mendonit kurrë se jetonte brenda jush. Studimet tregojnë se instikti i nënës apo babait është në gjenetikën e tij dhe tek disa persona mund të mungojë, për këtë arsye ata duhet të ndjekin praktika të ndryshme për të zbuluar faktorët që e kanë zhdukur.

Bllokimi emocional dhe mungesa e instiktit të prindit

Mund të ndodhë që nëna apo babai të pësojë një traumë në jetë e cila e bën atë të mos ketë instikt prindëror ndaj fëmijës, pra të pësojë një bllokim të ndjenjave dhe si pasojë e kësaj mund të ndodhë që nëna dhe babai të zhvillojnë brenda vetes ndjenja negative në drejtim të fëmijës, të cilat shkaktojnë veprime të tilla si ato që lexojmë rëndom në lajmet e përditshme, braktisje të bebeve, tortura që i bëhen një të porsalinduri, përdhunime, pra fëmija bëhet viktima e një tragjedie të konsumuar shpesh brenda ambientit familjar.

Sipas studimeve instikti i nënës zgjohet pas lindjes nga hormoni i prolaktinës, dhe njëkohësisht lind edhe tek mashkulli si pasojë e prezencës dhe përjetimit të lindjes bashkë me gruan. Nuk ka rëndësi nëse lindja është natyrale apo me operacion, në momentin që fëmija shikohet për herë të parë shfaqet edhe instikti.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X