Shtatezania ndryshon trurin e gruas per te pakten 2 vjet!

0 0

Shtatëzania redukton lëndën gri të trurit të gruas në mënyrë që ta përshtasë atë sa më mirë për të plotësuar nevojat e fëmijës pas lindjes. Sipas disa studimeve të bëra një ndryshim i tillë zgjat për të paktën dy vjet pas lindjes. Gjithashtu ekspertët shprehen se këto ndryshime janë të ngjashme me ato që pëson truri i një adoleshenti. Gruaja gjatë shtatëzanisë fillon të ketë një memorie jo të mirë (harron shpesh gjërat) si edhe ka një nivel emocional më të lartë se zakonisht.

Rritja e nivelit të hormoneve

Shtatëzania karakterizohet nga një nivel i lartë hormonal gjë që ndikon në shfaqjen e ndryshimeve fizike dhe psikologjike. Niveli i estrogjenit përgjatë këtyre 9-të muajve është më i larti që një grua mund të ketë gjatë gjithë jetës së saj. Studimet kanë vërtetuar se ndryshimet që truri i gruas pëson vazhdojnë të jenë te dukshme edhe pasi ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj. Ata kanë zbuluar se truri i një gruaje që ka lindur një fëmijë, përmban sasi më të vogla të lëndës gri krahasuar me atë të një gruaje që nuk ka lindur asnjëherë. Kjo lëndë vepron në ato pjesë të trurit që janë të lidhura me lidhjet sociale dhe emocionale të gruas gjë të cilën studiuesit e quajnë “Teoria e mendjes”. Sipas studiuesve një ndryshim i tillë bëhet në funksion të kërkesave të fëmijës, pra që nëna të jetë më shumë e aftë t’i njohë dhe t’i plotësojë ato. Ajo kështu mund të jetë më shumë e përgjegjshme në lidhje me kërcënimet sociale që rrezikojnë fëmijën duke u kthyer në personin më të afërt për të.

Lidhja nënë-fëmijë

Në momentin që një gruaje i është treguar fotografia e fëmijës së saj mes shumë fëmijëve të tjerë, veprimtaria e trurit ka ndryshuar. Nga monitorimet e bëra, “ndriçimi” që truri i gruas ka shfaqur në momentin që ka pasur para syve fotografinë e fëmijës, është vënë re pikërisht në atë pjesë ku lënda gri është pakësuar gjatë shtatëzanisë. Këto pjesë nuk janë ndezur në momentin që ajo ka parë fotografitë e fëmijëve të tjerë.

Elseline Hoekzema, eksperte në këtë studim, është shprehur se reduktimi i volumit të vënë re në pjesën gri gjatë shtatëzanisë, përfaqëson një proces specializimi dhe maturimi të asaj pjese të trurit të gruas që lidhet vetëm me mëmësinë, pa pasur rëndësi nëse shtatëzania ka ndodhur in vitro apo në mënyrë natyrale. Një ndryshim i tillë nuk është vënë re në trurin e baballarëve të rinj.

Lexoni edhe:

11 historite reale të grave shtatzana, ja si e ndryshoi shtatzania trupin tim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X