Shtatzania, ja cfare kujdesi duhet te tregoni ne shtepi

0 0

Nuk duhet të harroni në asnjë moment se shtëpia ndonjëherë mund të paraqesë disa rreziqe fizike për gruan shtatzanë dhe për këtë arsye kujdesi që duhet të tregoni duhet të jetë i madh. Është e rëndësishme që gjatë shtatzanisë disa mobilje që mund të paraqiten të rrezikshme të largohen pa harruar kujdesin që gruaja duhet të tregojë ndaj sforcimeve të caktuara. Ajo nuk duhet të ngrejë objekte të rënda si edhe nuk duhet të zgjatet në lartësi të mëdha për të marrë dicka pasi mund të humbë ekuilibrin dhe të rrëzohet.

Por në çfarë duhet të tregohet më shumë kujdes?
1. Kujdes nga tapetët

Nëse keni një tapet në banjon e shtëpisë tuaj, në kuzhinë apo në çfarëdolloj ambienti tjetër të shtëpisë tuaj duhet të tregoni kujdes, pasi janë një objekt shumë i rrezikshëm për shtatzaninë tuaj. Ju mund të pengoheni në tapetin e shtëpisë tuaj, mund të rrëshqisni mbi tapetin e banjos tuaj pasi keni dalë nga dushi etj; për këtë arsye duhet të tregoni shumë kujdes.

2. Kujdes me enët e kuzhinës
Është shumë e rëndësishme që gjatë shtatzanisë të keni të gjitha enët e kuzhinës në vende lehtësisht të arritshme në mënyrë që të mos ju duhet të uleni tepër për të marrë një tenxhere apo tigan në pjesën e poshtme të dollapit të kuzhinës, gjë e cila është shumë e bezdisshme sidomos gjatë muajve të fundit. Edhe marrja e enëve në pjesët e sipërme të dollapit është e rrezikshme, pasi siç e përmendëm edhe më sipër ndërsa zgjateni mund të humbni ekuilibrin dhe të rrëzoheni.

3. Kujdes nëse dëshironi të mbillni një lule
Nëse dëshironi që gjatë shtatzanisë të mbillni një lule apo një rrënjë domate duhet të përdoni në mënyrë të domosdoshme dorezat plastike, pasi duart tuaja nuk duhet të jenë në kontakt me plehun i cili ka origjinë biologjike. Një veprim i tillë mund të jetë rrezik për të favorizuar shfaqjen e toksoplazmozës.

4. Kujdes me pastrimin e kafshëve dhe feçeve të tyre
Nëse keni një kafshë në shtëpinë tuaj nuk është e domosdoshme ta largoni atë në momentin që do të ngelni shtatzanë. Megjithatë është shumë e rëndësishme që të tregoni kujdes në lidhje me të. Ju nuk duhet në asnjë mënyrë të jeni në kontakt me vendin ku urinon dhe defekon macja juaj, madje as me vendin ku ajo fle. Le të kujdeset dikush tjetër për këtë. Nëse në shtëpinë tuaj keni një qen mund të pastroni vendin ku ai ushqehet, pra tasin e tij por gjithmonë duke vendosur doreza mbrojtëse në duart tuaja. Mos mbani kafshë të pavaksinuara në shtëpinë tuaj, edhe gjatë shtatzanisë edhe pas lindjes së fëmijës, kjo pasi fëmija juaj do të jetojë me të në një shtëpi.

5. Evitoni përdorimin e detergjentëve të fortë
Ju duhet të evitoni përdorimin e disa detergjentëve specifikë të cilët janë shumë të rrezikshëm për shtatzaninë. Nuk duhet të përdorni detergjentë me aromë të fortë, dhe mbi të gjitha nuk duhet në asnjë mënyrë të përzieni bashkë produkte të caktuara si për shembull zbardhuesin (Açe) me një detergjent tjetër të fortë, kjo sepse kombinimi i tyre mund të shkaktojë një lloj helmimi në zonën e nuhatjes së gruas e cila do të thithë këtë helm gjatë frymëmarrjes.

6. Kujdes me rrymat e ajrit
Keni dëgjuar ndonjëherë se shtatzania “joshet” së tepërmi nga paraliza faciale? Duhet të tregoni shumë kujdes në mënyrë që të mos ekspozoheni ndaj rrymave të frohta të ajrit, sidomos nëse sapo keni dalë nga dushi. Evitoni të dalën jashtë nëse sapo e keni bërë një gjë të tillë, apo nëse flokët tuaja janë ende të lagura. Evitoni gjithashtu hapjene dritareve, përdorimit të kondiconerit në shtëpi dhe makinë nëse sapo keni dalë nga dushi.

Lexoni edhe: Kujdes me perdorimin e klorit ne shtatzani!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X