Prindërit duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë rritjes dhe edukimit të fëmijës dhe mbi të gjitha duhet të kuptojnë se sjelljet e tyre kanë një ndikim shumë të madh në ato të fëmijës.
Ju si prindër duhet të kryeni disa veprime të caktuara për të favorizuar sjelljen pozitive tek fëmija
-
Duhet të jeni një shembull i mirë për ta. Eksperienca është ajo që e mëson më shumë fëmijën dhe ju duhet të bëni të mundur që ai të jetë sa më shumë pozitiv. Jeni ju modeli i tij!
-
Mos e ndërprisni ndërsa flet. E dëgjoni me vëmendje dhe mos e paragjykoni. E ndihmoni të shprehë dhe përballet me frikën apo ankthin që ndien.
-
Ja shprehni qartë gjërat. Fëmija kupton më së miri fjalën “po” dhe “jo” prandaj mos e komplikoni botën e tij me “ndoshta”. Nëse një veprim duhet të bëhet bëjeni, nëse nuk duhet mos e bëni! Pra ai duhet të dijë ato gjëra që i lejohen dhe ato që nuk i lejohen, ndërsa ju nuk duhet të qëndroni të lëkundur.
-
Merrni masa parandaluese. Ata janë fëmijë dhe kanë nevojë të argëtohen pa e kuptuar që pa dashje mund të thyejnë një send me vlerë. Është i tillë? Largoni sendet nga vendet ku fëmija luan. Ndonjëherë është tepër e thjeshtë nëse merrni masat e duhura, jo vetëm për rastet e më sipërme.
-
Mësoni të thoni “jo”. Nuk keni arsye pse të jeni dakord në të gjitha ato gjëra që fëmija kërkon. Është e rëndësishme që fëmija të mësohet të respektojë fjalën tuaj dhe të presë aprovimin në lidhje me diçka.
-
Mos mbani diskutime të gjata para fëmijës. Ndonjëherë kjo e lodh fëmijën dhe ka efektet e kundërta të asaj që dëshironi që ai të mësojë. Do të ishte mirë ta lejonit të merrte edhe vendimet e tij.
-
Durimi është shumë i rëndësishëm! Prindërimi është pjesë e botës së durimit dhe sjelljeve pozitive. Dalëngadalë do të arrini që fëmija juaj të rritet si një individ me vlera.
Ju erdhi në ndihmë ky artikull? Dëshironi të shtoni ndonjë detaj tjetër që mendoni se është i rëndësishëm për të favorizuar sjelljen pozitive tek fëmija?
Lexoni edhe: Si te mesoni femijet te thone faleminderit
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu