Prindërit thonë që “të lutem” është fjalë magjike por shpesh harrojnë rëndësinë e shprehjes së mirënjohjes me një fjalë të thjeshtë si faleminderit e cila mund të jetë një shprehje akoma më e fuqishme. Fjala faleminderit, nuk tregon vetëm se ju po mundoheni të tregoheni i sjellshëm por shpreh edhe një mirënjohje për punën e bërë. Në nivel praktik ata që nuk e shprehin mirënjohjen shpesh përfundojnë duke pasur më pak gjëra për të cilat duhet të jenë mirënjohës, një fat i keq që mund të shmanget me një udhëheqje të mirë.
Mirënjohja është e rëndësishme dhe unë mendoj se ndonjëherë harrojmë ta shprehim, thotë Dr. Mayra Mendez kordinatorja e programit për zhvillimin intelektual në spitalin e fëmijëve në “Saint John’s”. Ne harrojmë t’ju mësojmë fëmijëve rëndësinë e të thënit faleminderit si shprehje mirënjohje.
Një nga arsyet se përse “faleminderit” mësohet më pak se “të lutem” është se “faleminderit” është më e vështirë për tu mësuar. Por përsëri fëmijët mund të mësohen ta thonë, duke i bërë të kuptojnë vlerën e të shprehurit të kësaj fjale magjike.
Hileja sipas Mendez është ti mësosh fëmijëve vlerën e mirënjohjes. Ndonjëherë prindërit mendojnë se mund të jetë demoralizuese për një fëmijë të thojë faleminderit për gjthcka, por edhe gjërat më të thjeshta meritojnë thjesht një faleminderit. Duke shprehur mirënjohjen nuk tregon përulje.
Prindërit që mendojnë ndryshe e kanë më të vështirë për ti mësuar fëmijët. Kështu që është më mirë për mamin e babin të fillojnë duke mësuar njeri tjetrin, duke falenderuar shitësen e marketit, prindërit e tjerë, femijët dhe sigurisht njeri tjetrin. Sa më shumë ta përdorni këtë fjalë aq më mirë për të gjithë, mirënjohja është vlerë për një person.
Mendez thotë se ju duhet të jeni një model për fëmijët tuaj por jo duke e thënë “faleminderit” gjithë kohës por duke e thënë atëherë kur vërtet ka rëndesi dhe absolutisht duke e shprehur me sinqeritet. Megjithëse dhënia e një modeli ka një impakt të fuqishëm në mësimin e fëmijëve , ka dhe mënyra të tjera me të cilat mund ti mësoni fëmijët të shprehin mirënjohjen sipas Mendez. Të luajturit me kukulla apo me figura aksioni, me të cilat mund të stimuloni situata në të cilat mund të shprehet mirënjohja është një tjetër mënyrë për ti mësuar fëmijët.
Mënyra që prindërit kanë zgjedhur për të mësuar fëmijët është në dorën e tyre, e rëndësishme është t’i mësojnë vertetë thotë Mendez.
Lexoni dhe: Degjoni femijen tuaj me respekt dhe seriozitet (nga Lira Gjika)
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu