Pas lindjes gruaja e përfiton pagesën shpërblyese vetëm në rast se ajo ka qënë e siguruar për 12 muaj, por përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit në rastin kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.
Cila do të jetë periudha e përfitimit?
Gruaja do të përfitojë shpërblimin për 365 ditë kalendarike, të cilat përfshijnë një minimum prej 35 ditësh para lindjes dhe 63 ditësh pas lindjes, ndërsa nëse shtatzania do të jetë binjakë, trinjakë (pra më shumë se një fëmijë) ditët e përfitimit do të jenë 390, dhe në këtë rast minimum para lindjes do të jetë 60 ditë dhe pas lindjes 63 ditë.
Si do të bëhet përllogaritja e pagesës shpërblyese?
Pagesa e barrëlindjes do të vlerësohet në varësi të pagës që ajo ka pasur. Gjatë 150 ditëshit të parë pas lindjes ajo do të përfitojë një shpërblim prej 80% të pagës, dhe ditët e tjera që kanë ngelur do të përfitojë 50% të pagës neto.
Po nëse ka qënë i siguruar babai dhe jo nëna?
Sipas nenit që është futur kohët e fundit në projekligjin e Sigurimeve Shoqërore, në rastet kur një grua nuk ka mundësi të rrijë në shtëpi për një periudhë 1 vjeçare për t’u kujdesur për të porsalindurin, këtë të drejtë tashmë e ka edhe burri. Burri ka të drejtë të përfitojë shpërblimin e lindjes vetëm 63 ditë pas lindjes, më pas pagesa shpërblyese do të përllogaritet si më lart, pra si në rastin kur e sigurar ka qënë gruaja.
Lexo edhe: Perfitimi nga lindja, sa ju ka ardhur ne ndihme?
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu