Shkova në udhëtim pa fëmijët e mi dhe nuk ndihem aspak fajtore për këtë

0 0

Vajzat e mia binjake lindën në shkurt të vitit 2016, dhe gjithçka që unë doja për ditëlindjen time të 37-të, dy muaj më vonë, ishte të isha vetëm në një dhomë hoteli për një natë.

Në ditëlindjet e mëparshme, para se të vinin në jetë fëmijët, kishte pasur pije me miqtë, netë në karaoke dhe darka të gjata në restorante të ndryshëm. Por me binjaket dy muajshe të lidhura ngushtë pas gjoksit tim, dhurata përfundimtare e ditëlindjes sime do të ishte një natë në një hotel të qetë e mundësisht me një pishinë.

Ia thashë burrit tim se çfarë doja dhe ai i rregulloi punët në mënyrë që nëna e tij të vinte tek ne dhe të kalonte natën në shtëpinë tonë duke ndihmuar bebet për t’u ushqyer gjatë natës.

Ndërsa përdorja pompën për të nxjerrë qumështin nga gjiri që do ju nevojitej vajzave, fantazoja të flija gjumë dhe të qëndroja nën diell në një pishinë.

Deri në momentin kur erdhi ditëlindja ime, u ndieva nervoze se si do të qëndroja larg vajzave të mia, por isha aq e lodhur saqë  gjëja e parë që bëra kur hapa në dhomën e hotelit ishte një sy gjumë. Ishte natë e mrekullueshme sepse nuk dëgjova më të qara. Bëra një shëtitje të vogël dhe hëngra darkë në dhomën time të hotelit duke e vlerësuar heshtjen rreth meje. U përshëndeta me familjen time pak para orarit të gjumit të vajzave dhe ndërkohë që më mungonin fytyrat e tyre ëngjëllore, ndjeva një lehtësim dhe u rrokullisa në një shtrat me madhësi mbretërore duke lexuar një revistë të famshme.

U zgjova në orën 4 të mëngjesit për të përdorur pompën e gjirit sepse kjo ishte rutina ime në shtëpi.

U zgjova përsëri në orën 8, por në vend të nxitoja për të ushqyer vajzat, qëndrova në shtrat dhe pashë diçka në TV. Kur doli dielli, shkova në pishinën e hotelit dhe u zhyta nëpër revista të panumërta, duke u ulur në rrezet e diellit të ngrohtë. Për më pak se 24 orë u çlodha, u qetësova dhe u rinova.

Kështu pak përpara ditëlindjes së 39-të, në vend të një natë, doja dy. Ne bëmë të njëjtën rutinë, por këtë herë vajzat e mia ishin dy vjeç dhe nuk ushqeheshin më me gji.

Këtë herë ndihesha shumë nervoze edhe pse kisha trajtuar më herët ankthin e ndarjes. Tani Kloe dhe Klara flisnin. Faji dhe ankthi që ndjeja për largimin ishte pasi ato mund të më thonin se nuk donin që unë të shkoja. Mëngjesin tim të parë në hotel, u zgjova duke marrë një mesazh nga burri im ku më thoshte se Klara kishte vjellë.

Reagimi im i parë ishte t’i thosha se do të kthehesha në shtëpi. Direkt i dërgova një mesazh shoqes sime të fëmijërisë dhe një mikeshës së nënës sime. “A po tregohem shumë egoiste që po qëndroj në hotel vetëm?” Mikesha e nënës më siguroi se fëmijët vjellin gjithë kohën dhe zakonisht s’ka asgjë të keqe, ndërsa shoqja ime më kujtoi se Klara kishte babain e saj dhe gjyshen atje për t’u kujdesur për të. Shkova në dhomën time të hotelit dhe fillova të grumbulloja gjërat derisa burri im, Brendani, më mori në telefon dhe më tha: “Qëndro. Çdo gjë është në rregull. Klara është me gjyshen e saj dhe me mua. Ne jemi mirë. ”

“Unë jam nëna e saj. Unë duhet të kujdesem për të kur ajo është e sëmurë,” thashë. Burri im m’u lut të qëndroja. “Më beso mua”, tha ai.

Kam qëndruar ende duke u ndier si mamaja më e pashpirt në botë, ndërsa pak orë më vonë im shoq më dërgoi një mesazh ku më tregonte se Klara po luante me vjehrrën time.

Ankthi im u largua kështu që në mëngjes u zgjova e gëzuar që po haja vaktin e parë të ditës pa dy të voglat e mia që më kërkonin ndihmë.

Kësaj radhe, kur dola në pishinën e hotelit, vlerësova çdo minutë të vetme që isha vetëm.

Për dy netë dhe tri ditë punova me një roman që e kisha filluar që para se të lindnin vajzat. Pas lindjes së tyre truri im “u mbyll” dhe nuk i kisha vazhduar më. Liria në këto tre ditë ishte dhurata më e mirë që mund t’i kisha bërë vetes ndonjëherë.

Në shtator 2018, planifikova udhëtimin tim më të gjatë: katër netë në British Columbia. Kur mbërrita në hotelin Douglas në Vancouver, isha shumë e entuziazmuar për krevatin mbretëror që gjendej aty, dushi shumë luksoz etj. Për më tepër nuk do të më duhej ta ndaja banjon me dikë që më priste në këmbë ndërsa unë kryeja nevojat e mia personale.

Orë më vonë, kur fola me binjaket e mia, Kloe, e cila është veçanërisht e lidhur me mua, më tha: “Mami, dua që ti të kthehesh në shtëpi.” Faji më mbyti sërish dhe u ndieva edhe më fajtore kur burri më tregoi se ato ishin treguar të zemëruara para se të flinin. Unë dërgova një mesazh sërish në grupin e shoqeve të nënës sime dhe ato më thanë: Është në rregull nëse ato mërziten. Kjo tregon që u mungon. Ato kanë thjesht mall për ty që po ikën dhe kjo është normale.”

Në këtë udhëtim u takova me një nënë tjetër, vajza e së cilës kishte moshën e fëmijëve të mi dhe ne biseduam për shërbimin në dhomë, për gjumin e qetë, dhe për qetësinë që kishim gjatë këtij udhëtimi.

Gjatë një darke, një menaxhere e hotelit (që nuk kishte fëmijë) më pyeti se si mund të lija vetëm vajzat e mia. Në vend që të ndihesha si një nënë e tmerrshme, unë iu përgjigja se burri im ishte tepër i aftë dhe ne ishim me fat që kemi dado që mund të na ndihmojnë.

Kësaj here unë besoja në atë që po thoja. Largimi nga vajzat e mia më dha një dritare për mënyrën se si mund të gjeja kohë shumë të nevojshme për veten time.

Për botën e jashtme, pushimet e mia si nënë mund të duken absurde, por e di që kur të kthehem në shtëpi, unë jam më e qetë dhe më e lumtur. Kur jam e lodhur, e mbingarkuar dhe e privuar nga gjumi, unë iu kthehem fëmijëve të mi, e lodhur me zemërimet e tyre dhe mund të humbas durimin tim për disa sekonda. Pak netë larg nuk i eliminon të gjitha frustrimet e mia si prind, por më lejon të kthehem te fëmijët e mi me një ndjenjë paqeje që i bën mirë familjes sonë, sepse më bën mirë mua.

Lexo edhe: Udhëtimet me fëmijën, garantojini një gjumë të sigurtë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse shohim detin, ndodhin ndryshime...

Studimet kanë treguar se të qëndruarit pranë detit jo vetëm që na bën të ndihemi të relaksuar, por edhe të ndryshojmë kiminë e trupit tonë. Më poshtë ju tregojmë për...

Shqipëria u mbulua nga dëbora...

Ditët e fundit kanë qenë të ftohta për vendin tonë dhe në shumë qytete shqiptare ka rënë borë. Me siguri për të apasionuarit ndaj skive dhe borës dëshira ka qenë...

Te kalojme festa te bukura...

Prag festash! Sa bukur tingëllon! Edhe një muaj na ndan nga fillimi i zbukurimeve të festave të fundvitit, nga mbushja e shtëpive dhe qytetit me drita dhe pemë që të...

Per pushime me femijen, nje...

Për shumë familje pushimet nënkuptojnë të shkuarin në det, por në të vërtetë për një fëmijë do të ishte mjaft i përshtatshëm edhe mali. Përfitimet e të pushuarit në mal...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X