Ndarja nga fëmija nuk është aspak e lehtë për prindërit, megjithatë nëse do të keni siguri në lidhje me karakterin e personit që do të kujdeset për të apo në lidhje me atë çfarë ajo është në gjendje të bëjë në situata të ndryshme, do të ndiheni disi më e qetë. Duke qënë se ajo mund të jetë një dado apo edukatore, ju duhet t’i bëni disa pyetje për ta njohur më mirë.
Pyetjet që duhet t’i bëni dados/edukatores së kopështit
1. Cila është eksperienca juaj me fëmijët? Cili është arsimi juaj?
2. Cila është puna juaj e mëparshme? Nëse bëhet fjalë për një dado kërkoni t’ju sjellë referencat.
3. Përse e keni lënë punën e mëparshme?
4. Përse ju pëlqen të punoni me fëmijët?
5. Mendon se fëmijët duhet të dënohen?
6. Cilat mendon se duhet të jenë limitet që duhet t’i vendosen një fëmije?
7. Si sillesh në rast se fëmija nuk dëshiron të hajë?
8. Si sillesh në rast se fëmija bën kapriçio sepse dëshiron të shikojë televizor apo nuk dëshiron të flejë?
9. Cila është mënyra që do të silleshit nëse fëmija digjet, pritet, godet kokën etj?
10. Si do ta përshkruanit një lojë të zakonshme të fëmijës?
11. Cilat janë llojet e lojrave që mendoni se do të organizoni me fëmijën?
Po ju cilat pyetje mendoni se janë gjithashtu të rëndësishme?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu