Shikimi ne shtatzani dhe problemet gjate lindjes

0 0

Disa teori të ndryshme e lidhin përkeqësimin e shikimit të gruas me shtatzaninë, lindjen si edhe ushqyerjen me gji.
Por sa të vërteta janë këto?
• Shtatzania provokon një rritje të miopisë. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Problemet me shikimin (miopia) janë të lindura dhe lidhen kryesisht me faktorin gjenetik.
• Çfarë ndodh gjatë ushqyerjes me gji? Nuk ndodh asgjë që përkeqëson shikimin e syve të gruas. Në të vërtetë të gjitha këto teori u përhapën rreth viteve 1950, kohë në të cilën gratë martoheshin dhe sillnin në jetë fëmijë në moshë më të hershme (rreth moshës 20 vjeçare), dhe kjo do të përkonte pikërisht me moshën në të cilën shpesh shfaqeshin për herë të parë problemet me shikimin. Sot gratë martohen dhe sjellin në jetë fëmijë në moshën 30 vjeçare, pra problemet me shikimin tashmë mund të jenë shfaqur.
• Mund të ndikojë lindja natyrale në përkeqësimin e shikimit të gruas? Kjo mund të ndodhë vetëm në disa raste të veçanta. Këto probleme zakonisht mund të shfaqen tek gratë me miopi të theksuar ( sytë me numër -10, -15), ose në raste të rralla edhe tek ato që kanë defekte në strukturën e retinës. Në këto raste mjeku mund të këshillojë për një lindje me operacion.
Gjatë shtatzanisë gruaja këshillohet të bëjë edhe një vizitë tek mjeku i syve, dhe kjo është e detyrueshme nëse ajo ka tashmë probleme me miopinë por edhe në rastet kur shfaqet diabeti gestacional (i shtatzanisë) si edhe toksoplazmoza. Këshillohet kështu pasi në të kundërt mund të krijohen probleme me retinën e syve.

Lexoni dhe: Çfarë tregojnë sytë për shëndetin? Në cilat raste duhet të shqetësohemi?

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X