Shenjat e lindjes, kur bebi shkon drejt legenit?

0 0

Në momentin që arrini drejt fundit të trimestrit të 3-të mund të lindni nga momenti në moment dhe trupi juaj do të jetë gjithmonë e më shumë në siklet duke qënë se bebi është rritur shumë. Pra besoj se në këtë kohë do të jeni në pritje të momentit kur bebi të “bjerë” pra të shkojë drejt legenit, dhe në gjuhën popullore ndoshta e keni dëgjuar “shkëputet barku”. Pra kjo është një shenjë që tregon se lindja është afër.

Kur bebi shkon poshtë?

Bebi fillon të shkojë drejt legenit në fund të trimestrit të tretë, por nuk mund të përcaktojmë një javë fikse pasi kjo është e ndryshme për gra të ndryshme. Zakonisht ai fillon të bjerë 2-4 javë para datës së lindjes nëse është shtatzania e parë dhe kështu gruaja fillon gradualisht të hapet. Bebi bie drejt legenit pasi trupi fillon të përgatitet për ta nxjerrë atë jashtë uterusit dhe hapi i parë është pikërisht ky.

Shenjat se bebi ka rënë poshtë

  • Urinim më i shpeshtë pasi bebi shtyp fshikëzën;
  • Ndieni presion në zonën e legenit. Do të ndiheni më keq ndërsa ecni dhe me siguri në këtë periudhë ecja juaj do të ngjajë me atë të një “rosaku”;
  • Keni oreks më të mirë dhe filloni të ndjeni më pak djegie stomaku;
  • Keni frymëmarrje më të mirë. Ndërsa bebi shkon poshtë mushkëritë tuaja do të punojnë më mirë;
  • Keni ndryshime më bark. Ai bie më poshtë;
  • Mund të shfaqen hemorroidet. Kjo është një nga gjërat më negative të kësaj faze. Mund të keni edhe probleme me konstipacionin.

 

Lexo edhe: Cilat jane gjerat e shtatzanise qe dhembin me shume se vete lindja?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X