Cilat jane ato pese gjerat qe gjate periudhes se shtatzanise dhembin me shume se vete lindja?

0 0

Frika më e madhe  e një gruaje shtatzanë duket se janë dhimbjet e lindjes, megjithatë, duket se ka edhe disa dhimbje të tjera që mund të ndihen gjatë shtatzanisë, të cilat janë tepër intensive dhe madje mund të krahasohen me ato të lindjes.

Dhimbje të mëdha gjatë shtatzanisë si pasojë e…

  • Një kocke të thyer. Sipas disa grave kjo shkakton aq shumë dhimbje sa mund të krahasohet me atë të lindjes. Mbi të gjitha kur kemi të bëjmë me një kavilje të thyer.
  • Migrena. Ky shqetësim mund të vazhdojë për disa ditë me radhë dhe mund të shkaktojë një dhimbje të madhe. Gjithashtu mund të shfaqen edhe shqetësime të tjera si të përzierat, të vjellat dhe ndjeshmëria e madhe ndaj dritës.
  • Kripërat në veshka. Për disa gra dhimbjet e lindjes mund të konsiderohen më të përballueshme dhe më të lehta se ajo që shkaktojnë kripërat në veshka. Shkaktohen kur në veshka formohen masa kripërash.
  • Nevralgjia. Është një shqetësim që mund të shkaktohet nga stresi, infeksioni ose irritimi dhe shoqërohet me dhimbje të forta në zonën e nervit përkatës të kafkës. Dhimbjet janë shumë të forta.
  • Neuropatia. Ky shqetësim shkaktohet nga qëndrimi gjatë ulur, nga përdorimi i biçikles, veprimtaria e gjatë fizike, nga ndërhyrja për kurimin e hemorroideve dhe mund të shkaktojë dëme në zonën e nervit pudendo (në zonën gluteale).

Sipas disa nënave këto janë disa nga dhimbjet që mund të ndihen gjatë shtatzanisë dhe mund të shkaktojnë dhimbje po aq sa edhe vetë lindja. Por si mendoni ju? Keni pasur një rast në shtatzaninë tuaj kur keni ndier dhimbje po aq të madhe? Një problem shëndetësor specifik?

Lexoni dhe: Helmimi i ushqimit gjatë shtatzënisë: shkaqet, simptomat dhe parandalimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X