Mbani mend se lumturia e bebes varet edhe nga cilësia e gjumit të tij dhe për këtë arsye ju duhet të ndiqni disa strategji të zgjuara të cilat do t’ju ndihmojnë të arrini ta bëni fëmijën tuaj një “gjumash” të vërtetë.
- Përcaktoni një orar të përshtatshëm gjumi. Ekspertët rekomandojnë orën 19:00-20:30. Pas kësaj kohe fëmija do të jetë i lodhur dhe irrituar, gjë që do ta bëjë edhe më të vështirë vendosjen në gjumë. Rituali para gjumit duhet të përmbajë veprimtari të qeta të cilat nuk do ta mbajnë fëmijën aktiv, si edhe dritat e dhomës të jenë të ulëta.
- Përcaktoni një rutinë dhe zbatoheni. Orari dhe veprimet duhet të jenë të njëjta. Fëmija do të mësohet me to dhe për pasojë do ta ketë më të
- E vendosni fëmijën në shtrat përgjumësh, por zgjuar. Që do të thotë në gojën e tij nuk duhet të jetë gjiri në momentin kur do ta zërë gjumi, nuk duhet të jetë duke u tundur etj. Ai duhet të dijë të vetëqetësohet në mënyrë që ta bëjë këtë edhe gjatë natës.
- Mësoni kur nuk duhet ta ushqeni më gjatë natës. Rreth muajit të 7 fëmija nuk ka më nevojë të pijë qumësht natën prandaj ju në vend të gjirit apo biberonit me qëmësht duhet t’i jepni atij një mënyrë tjetër ngushëllimi (për shembull çuçon). Ai do të jetë shumë mirë edhe pas kësaj. E kundërta duhet të ndodhë me fëmijët që nuk janë në peshën e duhur, pra ushqyerja e tyre duhet të vazhdojë edhe gjatë natës.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu