Sekrecionet e bardha gjate shtatzanise, kur duhet te shqetesohemi?

0 1

Është shumë normale që gruaja gjatë 9 muajve të shtatzanisë të ketë sekrecione më të mëdha se zakonisht. Në më të shumtën e rasteve bëhet fjalë për një situatë krejt fiziologjike, por nuk përjashtohet mundësia që në disa raste të bëhet fjalë edhe për diçka tjetër.

Le të shohim se kur duhet të shqetësoheni ne lidhje me sekrecionet e bardha gjate shtatzanise:

Gjatë shtatzanisë gruaja mund të ketë sekrecione me ngjyrë të bardhë, të kuqe, kafe. Në më të shumtën e rasteve sekrecionet e bardha janë shumë normale, sidomos gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë. Kjo ndodh për shkak të rritjes së estrogjenit. Nuk mund të konsiderohen normale rastet kur këto sekrecione shoqërohen me kruarje, aromë të pakëndëshme dhe ngjyrë të bardhë në të verdhë.

Kur nuk duhet të shqetësohemi në lidhje me sekrecionet e bardha?

Nuk duhet të shqetësoheni nëse sekrecionet janë të njëjta me ato para shtatzanisë, por tani mund të jenë në sasi më të mëdha. Në këtë rast kjo ndodh për shkak të veprimit të estrogjenit, i cili rrit fluksin e gjakut në organet gjenitale.

Çfarë tregojnë sekrecionet e bardha gjatë shtatzanisë?

Ndonjëherë sekrecionet e bardha në shtatzani mund të jenë sinjali i parë që do të tregojë se diçka nuk shkon. Kjo do të ndodhë nëse ato kanë një ngjyrë shumë të bardhë. Në këtë rast mund të bëhet fjalë për kandida, një infeksion kërpudhor vaginal. Në këtë rast duhet t’i drejtoheni mjekut gjinekolog.

Nëse sekrecionet janë më të verdha, mund të këmi të bëjmë me “Trichomonas”, një parazit që ushqehet me sheqerna, duke bërë kështu që të ulet aciditeti i Ph vaginal, gjë e cila do të shkaktojnë bezdi. Në këto raste duhet të bëni vizitë tek mjeku. Në terapi duhet të përfshihet edhe bashkëshorti juaj duke qënë se këto infeksione mund të transmetohen nga kontaktet seksuale.

Lexo edhe: Cfare nuk eshte normale pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X