Cfare nuk eshte normale pas lindjes?

0 0

Pas lindjes mund të shfaqen disa shqetësime ne trupin e gruas dhe ju duhet të njiheni me disa prej tyre në mënyrë që të mund të kuptoni se kur duhet të shkoni tek mjeku.
Cilat janë disa nga situatat për të cilat duhet të shqetësoheni pas lindjes?
Uterusi është ende i dukshëm nga jashtë pas rreth 30-40 ditësh, do të jetë i butë në prekje dhe do të shkaktojë dhimbje.
• Hemorragjia e madhe. Nëse do të keni rrjedhje gjaku të konsiderueshme 24 orët e para do të jetë normale, por nëse do të jenë të mëdha edhe në ditët në vazhdim duhet të shkoni tek mjeku.
• Dhimbje nga hapja e uterusit. Kjo do të vihet re kryesisht gjatë ecjes apo kur merret një pozicion i caktuar. Kjo dhimbje do të shkaktohet si pasojë e qepjes që mund t’i jetë bërë nëse ai është hapur shumë dhe nëse dhemb shumë plaga mund të jetë përkeqësuar.
• Sekrecione të errëta vaginale. Nëse ato sekrecione do të jenë me ngjyrë kafe shumë të errët dhe aromë te keqe duhet të shkoni tek mjeku pasi mund të bëhet fjalë për një infeksion që shkakton probleme të mëtejshme.
• Dhimbje e vazhdueshme koke. Nëse zgjat më shumë se 72 orë dhe shoqërohet me të vjella, të përziera, apo veshje të shikimit mund të bëhet fjalë për pre-eklampsi pas lindjes.
• Cikli nuk rikthehet ende edhe pse kanë kaluar 6-7 javë, apo edhe pak më shumë nëse ushqen me gji. Një shenjë edhe më shqetësuese duhet të jetë edhe rënia e qimeve pubike apo të sqetullave.
• Dhimbjet e barkut dhe kafshimet uterine. Nëse vazhdojnë të jenë tepër të forta edhe pas 4-5 ditësh nga lindja duhet të shkoni tek mjeku.
Depresioni pas lindjes. Nëse gjendja e tillë vazhdon edhe pas 15 ditësh duke lënë pas dore edhe fëmijën duhet të kërkoni ndihmë profesionale.
• Infeksioni në gji. Mund të shfaqet edhe 4 muaj pas lindjes dhe mund të prekë të dyja gjendrat e qumështit. Shenjat janë dhimbje, fryrje, skuqje dhe njolla të bardha tek thithat.
• Trompoza venoze. Gjymtyrët marrin ngjyrë blu dhe mund të shfaqet edhe temeraturë apo takikardi. Duhet të shkoni menjëherë tek mjeku pasi mund të shkaktojë edhe probleme më serioze
• Fryrje të shenjës së operacionit. Nëse kjo fryrje vihet re qoftë edhe në një anë të plagës, apo keni edhe temperaturë apo të përziera duhet të shkoni tek mjeku.

Lexoni  dhe: Si t’i lehtësoj dhimbjet pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X