Uterusi artificial dhe perfitimet e tij per femijen

0 0

Ky është një tjetër zbulim që është bërë në lidhje me lindjet prematurë, në mënyrë që këta fëmijë të kenë një zhvillim sa më të mirë dhe sa më pak probleme pas lindjes. Sipas një studimi të kryer nga “Childrern’s hospital” në Filadelfia, uterusi artificial do të ishte një mjet tepër efektiv në lidhje me shëndetin e mirë të bebes.

Si funksionon?

Është quajtur “biobag” dhe është krijuar nga një grup studiuesish amerikanë. Bëhet fjalë për një qese plastike, e ngjashme me ato që përdoren gjatë transfuzionit të gjakut. Në të vërtetë uterusi artificial është frut i studimeve të gjata dhe një teknikë tepër modern. Brenda tij ndodhet një solucion elektrolitik i ngjashëm me lëngun amniotik. Por jo vetëm kaq. Ai është krijuar në mënyrë të tillë që të mund të ketë edhe një zëvedësues të plaçentës, pra një pajisje që lidhet me kordonin ombelikal dhe që është në gjendje të filtrojë gjakun e fëmijës, duke e ushqyer atë me oksigjen dhe elementët e nevojshëm.

Prova është kryer tek delet

Për të testuar efikasitetin e këtij uterusi, studiuesit kanë kryer më parë një eksperiment tek një grup delesh shtatzana. Të gjitha delet u futën në lindje të stimuluar para kohe dhe menjëherë pas lindjes, 8 qingja u futën brenda uterusit dhe 8 ju nënshtruan trajtimeve normale. Pas 28 ditësh, ekspertët bënë një sërë hetimesh dhe zbuluan se uterusi kishte ndërtuar tek qingjat strukturat e domosdoshme për të jetuar dhe për t’u zhvilluar në mënyrën e duhur edhe jashtë trupit të nënës. Tashmë studiuesit janë duke bërë studimet e fundit që do të na tregojnë efektivitetin e uterusit artificial tek bebet e lindura para kohë nga njeriu.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X